Categories: KulturëLajmeHistori

Kullat e Sali Manit, monument kulture që përcjell etnografinë dhe historinë e veriut

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër sjell në vëmendje një monument kulture të kategorisë së parë (1977), Kullën e Sali Manit, në Bujan të Tropojës.

Kulla është ndërtesa tipike e skajeve më veriore të Shqipërisë, me elementë që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve e këtyre anëve.

Ndërtesa është një fortifikatë guri me tre kate, ku lënë gjurmë vetëm frëngjitë që nuk janë të shumta. Kati i parë mundëson hyrjen në kullë përmes një porte të harkuar druri, ndërsa shkallët e brendshme lehtësojnë hyrjen në dy katet e tjera.

Në mënyrë të njëtrajtshme me modelin e ndërtimeve të Malësisë së Gjakovës kjo banesë ka të njëjtin tip jetese. Kati përdhes për haur, kati i parë dhoma e grave dhe kati i dytë për miqtë dhe burrat e shtëpisë. Kulla është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII dhe u bë e famshme gjatë 100 viteve të shkuara si vendi ku u zhvillua Konferenca e Bujanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

1 day ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

1 day ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

1 day ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

1 day ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

1 day ago

This website uses cookies.