Kultivim kanabis në Lezhë, Apeli lë të lirë vëllain e deputetit Eduard Ndreca: Arrestimi i paligjshëm

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca.
Armando Ndoca është në “detyrim paraqitje”, pasi u arrestua më 11 prill i përfshirë në kultivimin e kanabisit, ku disa persona kishin kthyer stanin në “shtëpi bari” në Lezhë.
Ashtu si Gjykata e Lezhës edhe Apeli e konsideruan arrestimin e Armando Ndrecës nga policia si të paligjshëm, me arsyetimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në këtë veprimtari.
Për ngjarjen janë dënuar me burg Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, të cilët u kapën në stan në fshatin Kashnjet të Lezhës, ku ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba.