Kultivim kanabisi në “kushte shtëpie”/Policia arreston 31-vjeçarin nga Shkodra i akuzuar në këtë veprimtari kriminale

CANABIS 1

CANABIS 1

Në kuadër të operacionit të koduar “Bërdica” i zhvilluar në vitin 2022 për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, policia ka arrestuar një 31-vjeçar nga Shkodra, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Më kapjen e tij policia thotë se ka shkuar  në 9 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion (5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së). Gjatë operacionit, në banesën që ishte ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.           

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.