Categories: LajmeKronikë

Kultivim kanabisi në “kushte shtëpie”/Policia arreston 31-vjeçarin nga Shkodra i akuzuar në këtë veprimtari kriminale

Në kuadër të operacionit të koduar “Bërdica” i zhvilluar në vitin 2022 për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, policia ka arrestuar një 31-vjeçar nga Shkodra, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Më kapjen e tij policia thotë se ka shkuar  në 9 numri i shtetasve të vënë në pranga për këtë operacion (5 prej të cilëve punonjës të OSHEE-së). Gjatë operacionit, në banesën që ishte ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar 1200 fidanë dhe 730 bimë narkotike, pajisje të ndryshme elektrike për kultivimin e tyre, 1 armë zjarri dhe municion luftarak. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  Ky shtetas akuzohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të arrestuar në flagrancë, gjatë operacionit, për të përshtatur katin e dytë të një banese trekatëshe në fshatin Bërdicë, për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me pajisje elektrike. Në kuadër të operacionit, Policia arrestoi edhe 5 punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.           

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesaveBerisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

5 hours ago
Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

5 hours ago
Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortëKërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

6 hours ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

6 hours ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

6 hours ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

6 hours ago