Kultivimi i bimëve medicinal / Fermerët e M.Madhe kërkojnë më shumë mbështetje me subvencione
Bimët medicinale kanë një potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e mirqënies në sektorin e bujqësisë. Malësia e Madhe është zona më e njohur në Shqipëri në kultivimine tyre dhe prodhimet janë kryesisht për eksport. Por fermerët shprehen se është e domosdoshme mbështetja nga ana e shtetit. Ata thonë se kanë përfituar krejtësisht pak subvencione nga aplikimet që kanë bërë në skemën kombëtare të subvencioneve.
Dhjetë vitet e fundit janë rreth 4 mijë familje në Malësi të Madhe që merren me kultivimi i bimëve aromatiko-mjekësore. Këto bimë zënë një sipërfaqe prej 5000 mijë hektarësh.Kulturat kryesore qe kultivohen janë sherbela, lavandula, rigoni, helikrisumi apo makthi i butë, ndërsa çdo vit po punohet në rritjen e gamave të prodhimit të bimëve aromatiko-mjekësore në këtë zonë.