Kultivimi i fasules/Fermeri: Jam i kënaqur me prodhimin dhe tregun e shitjes

Kosmaçi në Bashkinë e Vau-Dejësit njihet si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore ku fermerët krahas perimeve po kultivojnë edhe fasule. Idriz Gërbeti është një nga fermerët e paktë që kultivojnë fasulen në zonën e Kosmaçit, ndërsa tregon se prodhimi ka qënë i mirë. Fermeri është i kënaqur edhe me shitjen e prodhimit.Fermerët e kësaj zone, historikisht janë marrë me bujqësi dhe toka ka qenë burim i jetesës së tyre. Si zgjidhje këta të fundit shikojnë gjetjen e tregjeve, magazinimin e ruajtjen e prodhimeve bujqësore dhe stimulimin e prodhimit vendas.