Kultivimi i kanabisit mjekësor, Denaj: Janë përcaktuar 10 zona kadastrale

Denaj 6

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka dhënë disa detaje mbi ligjin për lejimin e kultivimit të kanabisit mjekësor, i cili po plotësohet me aktet nënligjore të saj. Sipas Denajt janë miratuar 10 zona kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor, të cilat janë zgjedhur në bazë të një studimi të thelluar.

Sipas ministres, këto zona do të jenë larg rajoneve me intensitet të lartë bujqësor, zonat e banuara dhe shkollat.

“Janë 10 zona kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi. Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësor, si Myzeqeja dhe zona e Korçës nuk mund të orientohej në një sektor tjetër. Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë të kosniderueshme nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distancë ku bletaria sot zhvillohet”, tha Denaj

Në lidhje me subvencionet për fermerët dhe blegtorët, ministrja ka theksuar miratimin e kritereve për përfitimin nga skema kombëtare e subvencioneve. Sipas saj ka financim të dedikuar për fermerët që mbarështojnë viça për majmëri, për t’u mundësuar atyre t’i bashkohen skemës kombëtare.

“Miratuam përcaktimin e kritere bazë dhe masën e financimit për të gjithë sektorëve që do të mbështeten nga skema kombëtare e subvencioneve. Kjo bashkërendon edhe me skemën e investimeve në infrastrukturë të nisur në shkurt të 2024, për ndërtimin e serave, agro-turizëm, mekanikë bujqësore etj. Ka një financim për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri. Kjo është një masë e kërkuar gjatë vitit të kaluar dhe mundëson më shumë fermerë t’i bashkohen skemës kombëtare”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.