Kultivimi i ullinjve – Familja Bahcja sot prodhuese me rreth 400 kg vaj ulliri
Brahim Bahcja nga fshati Drisht në Postrribë, 15 vite më parë vendosi që të merrej me kultivimin e ullinjve. Ai tregon se e gjitha erdhi si shkak i mungesës së fuqisë puntore për të patur kultura të tjera.
Pjesa më e madhe shkon për vaj. Në 3 dynym tokë, ai arrin që të kultivojë rreth 400 kg vaj ulliri.
Brahimi thotë se edhe fëmijët i këshillon që të rikthehen në vendlindje, e të njejtën thirrje e ka edhe për të rinjtë që synojnë emigrimin.
Brahimi, së bashku me të vëllanë, aktualisht kanë nisur procesin e vjeljes së ullinjve. Një pjesë e tyre është për konsum e sasia më e madhe do të përpunohet vaj. Tregun fermeri e ka të garantuar pasi prej vitesh tashmë ai ka krijuar klientelën e tij.