Kultivimi i vreshtarisë – Rranza: Prej 3 dekadash prodhoj verë dhe raki

Tonin dhe Marie Rranza ndonëse i kanë mbushur 70 vite, çdo ditë i gjen në vreshtën e tyre. Teksa këto ditë shtatori po mbyllin procesin e vjeljes, Tonini tregon se puna me vreshtat vijon prej 3 dekadash.
Tregun e shitjes e ka të garantuar, si për verën e po ashtu edhe për rakinë.
Krahas vreshtarisë, 70- vjeçari merret me kultivimin e grurit dhe misrit, siç thotë ai, tokat nuk mund t’i lë djerrë derisa të kem shendet.