Kultivonin kanabis në banesë,1 në pranga dhe në kërkim pronari. Nën hetim 5 punonjës të OSHEE-së

Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe. Policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar ndërsa një tjetër është vënë në kërkim pasi kishin përshtatur një banesë dykatëshe për kultivim të kanabisit, me anë të llambave.

Në pranga ra shtetasi Xhoni Gjekaj, ndërsa u shpall në kërkim 30-vjeçari, Françesk Macoraj, pronari i banesës.

Në kuadër të operacionit janë vënë në hetim dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre” konkretisht për E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.