Kultivuesit e duhanit nuk gjejnë treg/Administratori i Gurit të Zi: Shteti të krijojë politika favorizuese
Guri i Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë,ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi.Problemi i kultivuesve të duhanit është akciza, e cila e shtrenjton aq shumë produktin për blerësit sa e bën këtë mall të pashitshëm. Administatori i kësaj njësie thotë se shteti mund të jetë i vetmi rregullator i kësaj situate me qëllim që të përdorë politika favorizuese për kultivuesit e duhanit.Fermerët janë të monitoruar nga policia e cila shpesh sekuestron duhanin me pretendimin e dokumentacionit për mallin dhe origjinën. Njësia Administrative e Gurit të Zi zë një sipërfaqe prej rreth 200 hektar që shërben vetëm për të mbjellë këtë kulturë, sepse tipologjia e tokës dhe klima në këtë zonë janë të përshtatshme për të rritur duhan.