Kultura arumune dhe ndikimi i saj/ Muzeu “Marubi” vijon aktivitetet për Ditët Europiane të Trashëgimisë
Ata nuk ishin vetëm dokumentues të ngjarjeve përmes fotografisë por edhe etnografë. Ndonëse filmat e tyre ishin pa zë, gjurmët e muzikës në to nuk mungonin.
Për këto elementë dhe të tjera ishte e ftuar në muzeun “Marubi”, muzikologia Mikaela Minga, në fokusin e së cilës ishte muzika vllehe që vëllezërit Manaki përcillnin përmes krijimtarisë së tyre por edhe kultura arumune në Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi i saj në zonën e Drenovës.
Muzikologia Minga thotë se përmes Ditëve Europiane të Trashëgimisë popujt kanë mundësi të njohin më shumë kulturën e njëri-tjetrit.
Drejtori i muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni thotë se fokusi i këtyre ditëve tek Manakët lidhet me qëllimin e institucionit për t’u zgjeruar më shumë në rajon.
Aktivitetet e Ditëve Europiane të Trashëgimisë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të përmbyllen ditën e sotme.