Kultura, meshkujt më interes se femrat – Shifrat e INSTAT tregojnë se aktivitetet kulturore ndiqen më shumë nga meshkujt
Kultura ka një rëndësi të veçantë për një komb, shtet apo qytet pasi ajo lidh njerëzit me shoqërinë dhe ka një ndikim social. Shifrat zyrtare të INSTAT, lidhur me aktivitetet kulturore tregojnë një rritje të interesit të meshkujve në raport me femrat përgjatë viteve 2022 dhe 2023. Në total femrat kanë marrë pjesë 27.2%, kurse meshkujt 29 .8%. Ky fenomen duket se është i lidhur me një seri faktorësh psikologjikë, kulturorë, dhe urbanë.
Ndikimi dhe efektet pozitive që marrin qytetarët nga frekuentimi i aktiviteteve kulturore janë të shumta, shprehet muzikologu Gjyrezi.
Evidencat statistikore të dy viteve të fundit tregojnë se janë meshkujt të
cilët regjistrojnë po ashtu përqindjet më të larta të përdorimit të internetit për qëllime kulturore, me përjashtim të aktivitetit “Blerje online e librave, revistave, gazetave‟, ku femrat rezultojnë si përdorueset më frekuente të internetit.