“Kultura mesjetare në hapësirat Arbërore”, mbahet në Shkodër një konferencë shkencore për kulturën mesjetare

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, në bashkëpunim me institutin “Ali Hadri” në Prishtinë organizuan ditën e sotme në biblotekën e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” një konferencë shkencore me temë “Kultura mesjetare në hapësirat arbërore”
Synimi i kësaj konference ishte bashkëpunimi mes studiuesve nga fusha e historisë, arkeologjisë, antropologjisë dhe shkencave të tjera për të diskutuar dhe analizuar zhvillimet kulturore dhe historike në hapësirat arbërore gjatë mesjetës.
Pjesëmarrësit ndanë hulumtimet e tyre më të fundit dhe diskutuan për perspektivat teorike dhe metodologjike, dhe gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit për studime të mëtejshme.