Arkeologji - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/arkeologji/ Radio Televiziori Shqiptar Sat, 07 Dec 2024 10:27:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Arkeologji - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/arkeologji/ 32 32 222375147 Projekti Arkeologjik i Shkodrës fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar https://www.rtsh-shkodra.live/projekti-arkeologjik-i-shkodres-fiton-cmimin-prestigjioz-nderkombetar/ Sat, 07 Dec 2024 10:27:11 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=69743 Projekti Arkeologjik i Shkodrës (PASH), një bashkëpunim mes Universitetit të Michigan-it dhe Universitetit të Tiranës,...

The post Projekti Arkeologjik i Shkodrës fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Projekti Arkeologjik i Shkodrës (PASH), një bashkëpunim mes Universitetit të Michigan-it dhe Universitetit të Tiranës, ka fituar çmimin prestigjioz Anna Marguerite McCann Award for Fieldwork Reports 2025 nga Instituti Arkeologjik i Amerikës (AIA).

“Lajm i shkëlqyer për arkeologjinë shqiptare!”, e cilëson Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore fitimin e këtij çmimi prestigjioz shkencor.

IKTK njoftoi sot se projekti, i drejtuar nga Michael L. Galatey dhe Lorenc Bejko, përqendrohet në studimin e ndryshimeve të vendbanimeve dhe sjelljeve sociale nga Parahistoria deri në ditët e sotme.

Rezultatet përfshijnë studime mbi tre vendbanime, tre tuma, artefaktet/objektet prej qeramike dhe guri, si dhe analiza te izotopeve faunale e petrografike. Këto gjetje janë thelbësore për avancimin e kërkimeve arkeologjike.

The post Projekti Arkeologjik i Shkodrës fiton çmimin prestigjioz ndërkombëtar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
69743
Parku arkeologjik i Lezhës, 74% më shumë vizitorë në 9 muaj https://www.rtsh-shkodra.live/parku-arkeologjik-i-lezhes-74-me-shume-vizitore-ne-9-muaj/ Wed, 09 Oct 2024 08:24:04 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=62020 Parku arkeologjik i Lezhës ka mirëpritur 6698 vizitorë gjatë periudhës janar-shtator 2024. Drejtoria Rajonale e...

The post Parku arkeologjik i Lezhës, 74% më shumë vizitorë në 9 muaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Parku arkeologjik i Lezhës ka mirëpritur 6698 vizitorë gjatë periudhës janar-shtator 2024.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se “në këtë periudhë numri i vizitorëve ka shënuar një rritje prej 74% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 35% e vizitorëve janë turistë të huaj”.

Prej kalasë, tashmë e vizitueshme edhe mbrëmjeve, shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Parku arkeologjik i Lezhës ndodhet në pjesën lindore të qytetit me të njëjtin emër. Lisi (Lezha antike), i ndërtuar në kodër, kishte një pozicion strategjik që kontrollonte luginën e Drinit deri në Gjirin e Shëngjinit në detin Adriatik. Ai dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek. IV para Krishtit dhe ishte qyteti më i fortifikuar i Ilirisë, me një numër të madh kullash mbrojtëse. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga Antikiteti, shek. IV para Krishtit.

Lezha, me kalanë mesjetare, dominon gjithë hapësirën deri në detin Adriatik. Objektet e shumta arkeologjike, monumentet e kultit dhe dëshmitë historike, përbëjnë një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.

The post Parku arkeologjik i Lezhës, 74% më shumë vizitorë në 9 muaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
62020
88-vjetori i muzeut të parë arkeologjik shqiptar https://www.rtsh-shkodra.live/88-vjetori-i-muzeut-te-pare-arkeologjik-shqiptar/ Tue, 08 Oct 2024 08:37:24 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=61872 Më 8 tetor të vitit 1936, u çel Muzeu Arkeologjik i Vlorës i cili është...

The post 88-vjetori i muzeut të parë arkeologjik shqiptar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Më 8 tetor të vitit 1936, u çel Muzeu Arkeologjik i Vlorës i cili është edhe muzeu i parë arkeologjik shqiptar.

Në përputhje me kontekstin e kohës, u pagëzua me emrin e monarkut “Zogu I”. Ndërtesa ku u vendos muzeu, është e rrënjosur përjetësisht në kujtesën kombëtare, pasi Ismail Bej Vlora pikërisht aty mblodhi qeverinë pas shpalljes së Pavarësisë.

Muzeu u ngrit dhe u pasurua me objekte arkeologjike të dala nga gërmimet e kryera në Apoloni prej misionit arkeologjik francez, të prirë nga arkeologu Leon Rey. Mandej muzeu u pasurua me artefakte nga objekte arkeologjike të zbuluara në Vlorë dhe në rrethina si enë qeramike, objekte xhami, monedha, terrakota e figurina të ndryshme . Në katin e parë të muzeut u vendosën të gjitha statujat dhe kolonat e gjetura në Apoloni.

Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, muzeu u bombardua nga ushtria italiane dhe më pas u grabit. Për shkatërrimin dhe grabitjen e Muzeut Arkeologjik të Vlorës, arkeologu Rey, botoi një notë proteste në numrin e gjashtë të revistës së tij “Albania”.

Një pjesë e koleksionit antik të Muzeut të Vlorës që u arrit të shpëtohet, gjendet sot në Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Tiranës, Muzeun Historik të Vlorës, si dhe në Muzeun e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

The post 88-vjetori i muzeut të parë arkeologjik shqiptar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
61872
“Arkeologu i vogël”, laboratori edukativ për nxënësit në Kalanë e Shkodrës https://www.rtsh-shkodra.live/arkeologu-i-vogel-laboratori-edukativ-per-nxenesit-ne-kalane-e-shkodres/ Tue, 24 Sep 2024 07:24:15 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=60397 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër i është bashkuar këtë vit festimeve në Ditët...

The post “Arkeologu i vogël”, laboratori edukativ për nxënësit në Kalanë e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër i është bashkuar këtë vit festimeve në Ditët Evropiane të Trashëgimisë.

Nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, morën pjesë në punëtorinë “Arkeologu i vogël”, e realizuar në hapësirën e Kalasë së Rozafës.

Kjo punëtori stimuloi emocionet dhe kreativitetin e fëmijëve në gjetjet arkeologjike, duke i afruar ata me historinë.

Në laboratorin edukativ të ngritur në mjediset e Kalasë së Shkodrës, të vegjlit u njohën me sekretet e profesionit të arkeologut, mjetet e punës të rëndësishme për zbulimin e artefakteve nga nëntoka, fazat e punës që kalon artifakti, si pastrimi, larja e qeramikës, sitja e dheut për gjetjet e vogla dhe metodologjinë e dokumentimit të këtyre gjetjeve mbi të cilat u punua në praktikë.

Përmes një sondazhi të improvizuar arkeologjik, të vegjlit përjetuan emocionin e “zbulimit” gjatë gërmimit arkeologjik.

The post “Arkeologu i vogël”, laboratori edukativ për nxënësit në Kalanë e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
60397
Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike https://www.rtsh-shkodra.live/sot-dita-nderkombetare-e-monumenteve-dhe-siteve-arkeologjike/ Thu, 18 Apr 2024 08:30:56 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=37938 18 Prilli është shpallur Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike nga ICOMOS, qё prej...

The post Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
18 Prilli është shpallur Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike nga ICOMOS, qё prej vitit 1982.

Tema e këtij viti “Fatkeqësitë dhe Konfliktet nga Këndvështrimi i Kartës së Venecias”, thekson nevojën urgjente për të trajtuar pasojat e ndryshimeve klimatike, në monumentet dhe sitet historike.

Qëllimi i kremtimit të kësaj dite, e cila fillimisht u njoh si e tillë prej UNESCO-s, është të ndërgjegjësojë rreth trashëgimisë kulturore dhe diversitetit në planet.

Objektivi i 18 prillit është të frymëzojë njerëzit dhe bashkësitë lokale të vlerësojnë trashëgiminë e tyre kulturore. Përtej ruajtjes e mbrojtjes së monumenteve, mëton të tërheqë vëmendjen edhe tek brishtësia e kësaj trashëgimie.

Tema e këtij viti ka të bëjë me Kartën e Venecias, e nënshkruar në 1964-ën, 2 dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kur vendet po bënin progres në të gjitha drejtimet, përfshirë atë ekonomik.

Tashmë, 6 dekada më pas, bota përballet me emergjencën klimatike, rritjen e katastrofave mjedisore si dhe shkatërrimin e siteve të trashëgimisë, prej konflikteve. Në këtë 60-vjetor të Kartës së Venecias, ICOMOS do ta vërë theksin tek këto probleme që kërcënojnë trashëgiminë kulturore.

Ndërkohë ekspertët ftojnë të vizitohen monumentet e sitet arkeologjike në mbarë globin, si një mënyrë kremtimi e 18 prillit.

The post Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
37938
Pompei, piktura të reja befasuese gjenden në qytetin e lashtë https://www.rtsh-shkodra.live/pompei-piktura-te-reja-befasuese-gjenden-ne-qytetin-e-lashte/ Thu, 11 Apr 2024 07:19:30 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=36597 Vepra mahnitëse arti janë zbuluar në një gërmim të ri në Pompei, qyteti romak i...

The post Pompei, piktura të reja befasuese gjenden në qytetin e lashtë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Vepra mahnitëse arti janë zbuluar në një gërmim të ri në Pompei, qyteti romak i varrosur nën një shpërthim nga mali Vezuv në vitin 79 pas Krishtit. Arkeologët thonë se afresket janë ndër më të bukurat që gjenden në rrënojat e vendit antik.

Figura mitike greke si Helena e Trojës përshkruhen në muret e larta të zeza të një salle të madhe banketesh. Dyshemeja e mozaikut pothuajse e kompletuar e dhomës përfshin më shumë se një milion pllaka të bardha individuale. Një e treta e qytetit të humbur ende duhet të pastrohet nga mbeturinat vullkanike. Gërmimi aktual, më i madhi në një brez, po nënvizon pozicionin e Pompeit si dritarja kryesore në botë për njerëzit dhe kulturën e perandorisë romake.

Ka të ngjarë që ngjyra e errët e mureve të ishte zgjedhur për të fshehur depozitat e tymit nga llambat e përdorura gjatë argëtimit pas perëndimit të diellit.

“Në dritën vezulluese, pikturat pothuajse do të kishin marrë jetë,” tha Drejtori i parkut Dr Gabriel Zuchtriegel. Dominojnë dy afreske të vendosura.

Në njërën, perëndia Apollo shihet duke u përpjekur të joshë priftëreshën Kasandra. Refuzimi i saj ndaj tij, sipas legjendës, rezultoi në injorimin e profecive të saj.

Pasoja tragjike tregohet në pikturën e dytë, në të cilën Princi Paris takon Helenën e bukur, një bashkim që Kasandra e di se do t’i dënojë të gjithë në Luftën e Trojës që rezultoi. Dhoma e zezë është thesari i fundit që doli nga gërmimi, i cili filloi 12 muaj më parë.

Një bllok i gjerë rezidencial dhe tregtar, i njohur si “Rajoni 9”, po pastrohet nga disa metra hiri i hedhur jashtë nga Vezuvi pothuajse 2000 vjet më parë.

Gërmimet në fund të shekullit të 19-të zbuluan një lavanderi në një cep. Puna e fundit tani ka zbuluar një furrë buke, si dhe rezidencën madhështore me dhomën e saj të zezë. Ekipi është i bindur se tre zonat mund të lidhen, fizikisht.

Ajo që është e qartë, megjithatë, është se të gjitha pronat ishin duke u rinovuar në kohën e shpërthimit. Enët e tyre me llaç gëlqereje janë ende të mbushura, në pritje për t’u përdorur./ BBC

The post Pompei, piktura të reja befasuese gjenden në qytetin e lashtë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
36597
Jezuitët e françeskanët, themeluesit e muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri https://www.rtsh-shkodra.live/jezuitet-e-franceskanet-themeluesit-e-muzeut-te-pare-arkeologjik-ne-shqiperi/ Thu, 28 Mar 2024 10:23:38 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=34550 Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në...

The post Jezuitët e françeskanët, themeluesit e muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX.

Ishte Urdhri Jezuit i pari, në 1880, e më vonë Urdhri Françeskan nën drejtimin e At Shtjefën Gjeçovit, që themeluan koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur më pas Muzeun Françeskan në Shkodër.

Në këtë muze, u sistemuan me kriteret shkencore të kohës sipas një nëndarje në 48 grupime, rreth 500 objekte arkeologjike, si: sëpata bronxi, përkrenare, armë heshta, enë balte, monedha, vathë, unaza, varëse, të siguruara nga një varg gërmimesh arkeologjike të kryera nga vet Gjeçovi për një periudhë 26-vjeçare që nga Kurbini, Troshani, Komani, Shtoji e deri në Has.

Përgjatë këtij intinerari At Shtjefën Gjeçovi zbuloi objekte të ndryshme prej guri, metali, qeramike, të tilla si vegla pune, enë të ndryshme, pajime luftarake, objekte dekorative zbukurimi.

DRTK Shkodër në rubrikën e kujtesës “Amarcord”, sjell edhe një fotograti të At Gjergj Fishtës, dalë para një eksponati të objekteve arkeologjike të këtij muzeu, në vitin 1920.

The post Jezuitët e françeskanët, themeluesit e muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
34550
Zbulohen piktura shumëngjyrëshe në varrin egjiptian 4300-vjeçar https://www.rtsh-shkodra.live/zbulohen-piktura-shumengjyreshe-ne-varrin-egjiptian-4300-vjecar/ Tue, 26 Mar 2024 08:40:57 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=34128 Piktura shumëngjyrëshe të jetës së përditshme në Egjiptin e lashtë janë zbuluar në një varr...

The post Zbulohen piktura shumëngjyrëshe në varrin egjiptian 4300-vjeçar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Piktura shumëngjyrëshe të jetës së përditshme në Egjiptin e lashtë janë zbuluar në një varr që daton më shumë se 4300 vjet më parë.

Varri, i njohur si mastaba, u gjet në nekropolin piramidale të Dahshur, rreth 25 milje në jug të Kajros, gjatë një misioni arkeologjik egjiptio-gjerman.

Tërheqjet kryesore atje janë dy piramidat e mëdha të mbretit Sneferu, e ashtuquajtura “Piramida e Përkulur” dhe “Piramida e Kuqe”.

E bërë nga tulla balte të pa shkrirë, mastaba drejtkëndore ka përmasa rreth 8 metra me 12 metra dhe përmban shtatë boshte varrimi, si dhe një bosht tjetër për tasat qeramike dhe sende të tjera të përdorura në ritualet e varrimit.

Sipas mbishkrimeve në një derë të rreme masive gëlqerore, varri i përkiste një burri të quajtur Seneb-nebef, i cili shërbente në administratën e banorëve të rrethit të pallatit, si dhe gruas së tij, Idut.

Forma e mastabës, së bashku me mbishkrimet, imazhet dhe qeramikën e gjetur brenda, sugjerojnë se ajo daton nga fundi i 5-të ose fillimi i dinastisë së 6-të, afërsisht 2300 p.e.s.

Sipas një deklarate nga Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve, mbishkrimet zbuluan se pronari i varrit “mbante disa pozicione në pallatin mbretëror në administratën e qiramarrësve”, ndërsa gruaja e tij “mbante titujt e Priftëreshës së Hathorit dhe Zonjës së Sycamore.”

Instituti Arkeologjik Gjerman në Kajro ka gërmuar në Dahshur që nga viti 1976. Fazat fillestare u përqendruan në piramidat e Mbretit Sneferu nga Mbretëria e Vjetër dhe Mbretit Amenemhat III nga Mbretëria e Mesme. Megjithatë, gërmimet më të fundit janë përqendruar në varret e shtetarëve, priftërinjve dhe administratorëve të mëdhenj të të njëjtave epoka.

The post Zbulohen piktura shumëngjyrëshe në varrin egjiptian 4300-vjeçar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
34128
Gjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran, i ngjashëm me kozmetikën e sotëm https://www.rtsh-shkodra.live/gjendet-buzekuqi-4000-vjecar-ne-iran-i-ngjashem-me-kozmetiken-e-sotem/ Tue, 19 Mar 2024 10:44:16 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=33213 Sipas arkeologëve, një shishe e vogël guri e zbuluar në Iranin juglindor përmbante një kozmetikë...

The post Gjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran, i ngjashëm me kozmetikën e sotëm appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sipas arkeologëve, një shishe e vogël guri e zbuluar në Iranin juglindor përmbante një kozmetikë të kuqe që ka të ngjarë të ishte përdorur si ngjyrosje buzësh gati 4000 vjet më parë .

Gjetja e rrallë është “ndoshta shembulli më i hershëm” i buzëkuqit për t’u dokumentuar dhe analizuar shkencërisht, raportuan studiuesit në revistën Scientific Reports .

Më shumë se 80% e kampionit të analizuar përbëhej nga minerale që prodhojnë një ngjyrë të kuqe të thellë. Përzierja përmbante gjithashtu mangan që ka nuancë të errët, si dhe gjurmë të mineraleve të tjera dhe substancave dylli të bëra nga perime dhe substanca të tjera organike.

“Intensiteti i mineraleve për t’i dhënë ngjyrën e kuqe dhe i substancave të dyllit janë, çuditërisht  në përputhje me recetat për buzëkuqet bashkëkohore të sotme,” vunë në dukje autorët e studimit.

Artefakti i zbuluar në Iran është një buzëkuq, tha Laurence Totelin, një profesor i historisë së lashtë në Shkollën e Historisë, Arkeologjisë dhe Fesë në Universitetin e Cardiff-it.

“Siç theksojnë autorët, receta nuk është e ndryshme nga ajo moderne. Ngjyra e kuqe e thellë është gjithashtu ajo që do të prisnim për make up-in e buzëve”, tha Totelin.

The post Gjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran, i ngjashëm me kozmetikën e sotëm appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
33213
Fortifikimi i Kratulit, pasuri arkeologjike e Shkodrës https://www.rtsh-shkodra.live/fortifikimi-i-kratulit-pasuri-arkeologjike-e-shkodres/ Mon, 18 Mar 2024 11:06:43 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=33024 Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër prezantoi në faqen e saj online një prej pasurive...

The post Fortifikimi i Kratulit, pasuri arkeologjike e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër prezantoi në faqen e saj online një prej pasurive arkeologjike të zonës së veriut, fortifikimin e Kratulit. Ky fortifikim gjendet në majën e kodrës me të njëjtin emër, 143 metra mbi nivelin e detit, 8 km në verilindje të Shkodrës (Postribë) dhe vetëm 600 metra larg nga Ura e Mesit.

Muri mbrojtës mbyll një hapësirë në formë elipsi me sipërfaqe përafërsisht 0,5 ha.
Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj në dy faqet anësore, kurse mesi është mbushur me gurë mesatarë dhe të vegjël. Blloqet janë të papunuar dhe janë lidhur me njëri-tjetrin në të thatë. Gjerësia e murit arrin deri në 3,35 m ndërsa lartësia deri në 2,55 m.

Tri porta, tẽ cilat i shërbenin hyrjes dhe daljes së vendbanimit, janë identifikuar. Dy prej tyre gjenden përballë njëra-tjetrës në anët veriore dhe jugore, ndërsa tjetra në anën lindore tẽ fortifikimit.

Nga pikëpamja tipologjike dhe teknika e ndërtimit fortifikimi i Kratulit është i ngjashëm me atë të Gajtanit megjithatë ka edhe ndryshime thelbësore në planimetri si kulla dhe forma e rregullt eliptike, çka e bëjnë këtë fortifikim të veçantë. Brenda murit rrethues nuk janë gjetur gjurmë banesash.

Materiali arkeologjik tregon se vendbanimi ka pasur një jetë të gjatë, që fillon në Periudhën e Hekurit të Hershëm dhe zbret deri në shekullin l pas Krishtit.

The post Fortifikimi i Kratulit, pasuri arkeologjike e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
33024