The post “Venus!”, trashëgimia fotografike në “Marubi”/Ekspozitë me imazhe nga arkivi i Gegë Marubit, Pjetër Rraboshtës dhe Dedë Jakovës appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në qendër të ekspozitës është Shtëpia e Mark Kakarriqit në Shkodër, e njohur më vonë si Shtëpia e Pionierit, ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme historike dhe artistike. Një nga momentet kyçe është ai i vitit 1940 me inskenimin e “Dasmës shkodrane” për Institutin “Luce”, një dokumentar që nuk u realizua kurrë.Kjo është ekspozita e parë për vitin 2025 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor, duke ofruar një rrëfim të veçantë mbi historinë dhe artin e fotografisë shqiptare.
The post “Venus!”, trashëgimia fotografike në “Marubi”/Ekspozitë me imazhe nga arkivi i Gegë Marubit, Pjetër Rraboshtës dhe Dedë Jakovës appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Twinkle Twinkle”, arti që shkëlqen/Studentët e Arteve ekspozojnë krijimet e tyre në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ekspozita përmban krijime në grafikë, multimedia, tekstil dhe modë, fotografi, pikturë kavaleti dhe monumentale, skulpturë, qeramikë si dhe instalacione të ndryshme. Pjesë e saj janë edhe punime nga Atelieja e Vitit të Parë, duke i dhënë mundësinë edhe studentëve të rinj të shpalosin talentin e tyre për publikun.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë pedagogë, artistë dhe dashamirës të artit, të cilët vlerësuan punën e studentëve dhe rolin e kësaj ekspozite në promovimin e brezit të ri të krijuesve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 mars, duke u dhënë mundësinë vizitorëve të njihen nga afër me krijimtarinë e artistëve të rinj.
The post “Twinkle Twinkle”, arti që shkëlqen/Studentët e Arteve ekspozojnë krijimet e tyre në Shkodër appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Dita Ndërkombëtare e Poezisë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë dhe në çdo kontinent, poezia flet për njerëzimin dhe vlerat tona të përbashkëta, duke e shndërruar dhe poezinë më të thjeshtë në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen.
UNESCO e shpalli Ditën Ndërkombëtare të Poezisë në vitin 1999, me rastin e Konferencës së saj të Përgjithshme të 30-të të mbajtur në Paris për t’i “dhënë njohje dhe shtysë të re lëvizjeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të poezisë”. Organizata shpresonte të frymëzonte kremtimin e poezisë në të gjithë botën, të ruante gjuhët e rrezikuara dhe të stimulonte shprehjen poetike gjatë kësaj dite.
Poezia përdor ritme dhe imazhe për të ngjallur emocione dhe imagjinatë tek lexuesit. Poezia mund të rimojë, por ka edhe poezi të shkruara në atë që quhet “varg i lirë”, e që nuk përdor rimë.
Poezia është një formë e bukur shprehjeje. Asnjë lloj tjetër letërsie nuk krijon një bollëk të tillë ndjenjash dhe emocionesh sa abstraksioni i poezisë. Poezia më e hershme besohet të jetë shfaqur me “Eposin e Gilgameshit” diku gjatë vitit 2000 para Krishtit, por ka të ngjarë që poezia ka ekzistuar edhe para përhapjes së shkrim-leximit.
Sot, gjenden lloje të panumërta poezish për t’u shijuar, duke përfshirë haikus, limericks, sonete dhe balada.
The post Dita Ndërkombëtare e Poezisë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Shkodra Elektronike”, media italiane shkruan për përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Media italiane “fanpage.it” është ndalur te figura e Beatriçe Gjergjit dhe Kol Lacës, të cilët kanë emigruar në vendin fqinj në një moshë shumë të vogël, ku edhe kanë fillimet e karrierës së tyre.
“Formimi i tyre, i cili u zhvillua në vitin 2019 si dyshe, mund të fshehë një të kaluar muzikore në Itali. Mjafton të thuhet se Kolë Laca ka qenë për vite me radhë tastierist i grupit venecian Teatro degli Orrori, përveçse ka formuar edhe dyshen “2Pigeons” me Chiara Castello. Vetë Laca, në një intervistë për TgCom24 në vitin 2020, kishte theksuar se prania e tij më shumë se njëzet vjeçare në Itali nuk e kishte ngadalësuar në rikuperimin e këngëve popullore të Shkodrës, vendlindjes së tij. Në të njëjtën intervistë, Laca rrëfen edhe takimin e parë me Gjergjin: ‘U takuam në internet. Ajo më kontaktoi kur isha ende duke luajtur me Teatro degli Orrori. Ka ndjekur muzikën time dhe pastaj është edhe nga Shkodra. Ajo jetonte në Umbria, mbërriti në Itali pak a shumë në të njëjtën kohë me mua dhe punonte në një fabrikë, por pasioni i saj ishte muzika, këndonte në grup’. Dyshja performoi ndërkohë në Bienalen e Venecias në vitin 2019 dhe albumi i tyre i fundit është përzgjedhur për çmimin “Balkan music export”, shkruan media italiane.
Ndalur te kënga “Zjerm”, “fanpage.it” shkruan se ajo ngjall një ndjenjë të fortë patriotizmi dhe flet për një të ardhme më të ndritshme. Zhanri muzikor që ata trajtojnë quhet “Post Immigrant Pop”, që nga Betariçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruhet kështu: “Post Immigrant Pop në këtë kuptim, ku Post do të thotë se ne jemi qytetarë italianë por edhe shqiptarë, ne jemi të dyja gjëra dhe, në realitet, asnjëra; Emigrant sepse jetojmë një përzierje midis kulturës sonë origjinale dhe asaj që kemi zbuluar dhe bërë tonën; Pop sepse me elektronikë flasim një gjuhë që sot është e kuptueshme“.
The post “Shkodra Elektronike”, media italiane shkruan për përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Rrjeti RTSH transmeton 7 programe televizive satelitore si dhe 11 kanale radio në platformën transmetuese satelitore.
Së fundi RTSH njofton shikuesit e tij në Shqipëri dhe Europë, se transmetimi i programeve satelitore do ndryshojë parametrat e marrjes së sinjalit.
Parametrat e rinj për marrjen e sinjalit satelitor janë: Sateliti Eutelsat W2 (16A) në pozicionin orbital 16.0 gradë Lindje (East), frekuenca 12522 MHz, Symbol rate 10833 MS/s, FEC 3/5, Polarizimi Vertikal, Modulimi S2 8PSK.
Për të marrë sinjalin me parametrat e mësipërm nevojitet një marrës satelitor DVB-S2.
RTSH bën me dije që duke filluar nga data 30 Mars 2025 transmetimi i programit televiziv në parametrat ekzistues të sinjalit do të ndërpritet dhe kanalet e rrjetit RTSH do mund të shikohen vetëm në parametrat e rinj.
Për çdo pyetje mund të shkruani në adresën noc@rtsh.al.
The post Platforma satelitore e RTSH kalon në parametra të rinj të sinjalit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën për të pranishmit melodinë e ëmbël të Mauro Giuliani-t dhe Mario Castelnuovo Tedesco përmes pjesëve instrumentale.
Muzika u ndërthur me artin e fjalës dhe poezinë duke i dhënë më shumë ngjyra këtij organizimi.
Në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”, organizime të tilla zhvillohen herë pas here duke dëshmuar për rëndësinë dhe rolin e artit për institucionin e traditës në Shkodër.
The post Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Shkrimtari Dragusha thotë se ky vlerësim e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.
“Kam skalitur në mënyrë shumë të veçantë personazhet, nga ana psikologjike dhe nga artistike me diskurset që zhvillohen në këtë tregim. Ndjej kënaqësi e vlerësimit dhe ishte diçka shumë e veçantë”, u shpreh shkrimtari Ndua Dragusha.
Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, çmim ekselence arriti të marrë edhe autorja tjetër shqiptare pjesëmarrëse në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cenimit të të Drejtave të Nxënësve”.
The post Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Drama shqipe po lëngon” – Dramaturgu Mustafa Tukaj apelon për më shumë vëmendje ndaj këtij zhanri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Për dramaturgun shkodran, Mustafa Tukaj, ka ardhur koha të mendohet më tepër për dramën shqipe.
Në teatrot e vendit po dominon drama e huaj dhe këtu nuk bën përjashtim as Teatri “Migjeni”, sipas tij.
Përtej kritikës, dramaturgu shkodran vlerëson suksesin e dramës “Vizita” të Davide Iodices me trupën e Teatrit “Migjeni” për cilësinë e saj.
Mustafa Tukaj është i njohur për kontributin e tij në pasurimin e repertorit të Teatrit “Migjeni” dhe atij shqiptar.
Ai është autor i 10 dramave me tematikë historike dhe shoqërore duke ia dalë t’i vërë në skenë 8 prej tyre.
The post “Drama shqipe po lëngon” – Dramaturgu Mustafa Tukaj apelon për më shumë vëmendje ndaj këtij zhanri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Pasioni për pingpongun, Ylli Marku 45 vite me raketë në dorë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Si shumë të tjerë, fillimet e tij me sportin i ka në Shtëpinë e Pionierit, që aso kohe ka qënë vatër e promovimit të brezit të ri.
Ndonëse futbolli ishte ai që e tërhoqi fillimisht, në vijim do të ishte pingpongu, të cilin e nisi zyrtarisht nën drejtimin e trajnerit Gjovalin Stefa.
Së bashku me të vëllanë e tij, Nestin, edhe ai pasionant i pinpongut, ato do të përfaqësonin Shkodrën në disa Spartakiada kombëtare të pionierëve, ndërkohë që më pas do të inkuadroheshin në ekipin e Vllaznisë.
Vite që Nesti i kujton me kënaqësi duke përmendur emra të tillë, duke nisur nga ish- trajneri Frederik Berisha, Çezar Baba, Tarçiz Shestani, Fuat Pelinku, Enver Parmeza, Nadir Quku, Gëzim Pepa, Sokol Tirana, Tonin Dusha dhe Tonin Binoshi, të cilin do ta kishte edhe trajner në vijim në momentet kulmore të pingpongut shkodran.
Emisioni “Histori Sportive” do të vijojë të transmetohet në ekranin e RTSH Shkodra, çdo të premte, ora 20:30.
The post “Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Pasioni për pingpongun, Ylli Marku 45 vite me raketë në dorë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post “Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli i femrave, futsal dhe kategoria e dytë në fokus appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Minutat sportive të kësaj jave në RTSH Shkodra vijojnë me emisionin “Histori Sportive” të së premtes, si dhe “Emocionet e pas ndeshjes” të së shtunës, menjëherë pas takimit Vllaznia-Skënderbeu që luhet në stadiumin”Loro Boriçi” në orën 18:00.
The post “Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli i femrave, futsal dhe kategoria e dytë në fokus appeared first on RTSH Shkodra.
]]>