Kinematografia Shqiptare - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/kinematografia-shqiptare/ Radio Televiziori Shqiptar Thu, 05 Dec 2024 10:47:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Kinematografia Shqiptare - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/kinematografia-shqiptare/ 32 32 222375147 1 vit nga ndarja me artistin e skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi https://www.rtsh-shkodra.live/1-vit-nga-ndarja-me-artistin-e-skenes-dhe-ekranit-mirush-kabashi/ Thu, 05 Dec 2024 10:47:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=69326 Një vit më parë ndërroi jetë aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Mirush...

The post 1 vit nga ndarja me artistin e skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një vit më parë ndërroi jetë aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Mirush Kabashi.

Ai lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e familjes Kabashi ishte nga Gjakova.

Mirush Kabashi dha një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma. Gjithashtu, është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë shqipe.

Në 1970 u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha të ndërprera u aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Një pjesë të jetës së tij ia kushtoi edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apologjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik.

Kabashi është vlerësur me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka vendosur të nderojë legjendën e artit shqiptar, Mirush Kabashi, duke i dhënë emrin e tij Teatrit te Parku i Madh i Liqenit Artificial.

Gjithashtu ditën e sotme do të zhvillohen të tjera aktivitete në nder të tij.

The post 1 vit nga ndarja me artistin e skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
69326
Rama: Restaurimi i filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat https://www.rtsh-shkodra.live/rama-restaurimi-i-filmit-kthimi-i-ushtrise-se-vdekur-dhurate-e-kinemase-tone-nostalgjike-per-te-gjithe-brezat/ Tue, 26 Nov 2024 08:14:27 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68096 Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i...

The post Rama: Restaurimi i filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen për publikun tashmë i restauruar.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, i fton të gjithë që të ndjekin tani në 4K filmin e realizuar në 1989 “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat.

Ky projekt vjen në këtë vit jubilar të çlirimit të vendit, si një homazh për njeriun; për njeriun që luftoi, atë që vuajti pasojat e luftës dhe për atë që ra duke mbrojtur kauzat e atdheut të tij.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka falënderuar laboratorin  e Romës, Augustus Color, që iu bashkua këtij projekti duke mundësuar skanimin e këtij filmi pas skanimit të elementeve negativë të figurës dhe zërit në studion e re të digjitalizimit në AQSHF.

Muzika në film mban emrin e kompozitorit Gjon Simoni. Operator Bardhyl Martiniani, piktor Kleo Nini, montazhi Mimoza Nano, zëri Spiro Konduri, kostumograf Durim Neziri. Filmi është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, 1989.

Në role janë aktorë Bujar Lako, Guljelm Radoja, Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Kastriot Ahmetaj, Vasillaq Godo, Raimonda Bulku, Liza Vorfi, Birçe Hasko, Andon Qesari, Petraq Xhillari, Ilia Shyti, Liza Laska, Xhemil Tagani, Xhelal Tafaj, Niko Kanxheri, Justina Aliaj, etj. Restaurimi i filmave që janë me probleme është pohuar me shumë rëndësi edhe nga regjisorë të ndryshëm.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit nisi punë me restaurimin veprave filmike në vitin 2012 në bashkëpunim edhe me studiot e huaja. Filmat që janë restauruar deri tani janë prodhime kinematografike para viteve ’90 në vendin tonë.

Të tjerë filma po me regji nga Dhimitër Anagonsti që iu nënshtruan restaurimit ishin edhe   “Lulëkuqe mbi mure” që u shfaq premierë për publikun në dhjetor të vitit 2023 si dhe “Përrallë nga e kaluara” prodhim i vitit 1987.

The post Rama: Restaurimi i filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68096
Aktorja Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, Gonxhja: Frymëzoi breza të tërë https://www.rtsh-shkodra.live/aktorja-yllka-mujo-feston-sot-ditelindjen-gonxhja-frymezoi-breza-te-tere/ Tue, 15 Oct 2024 10:34:24 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=62816 Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit shqiptar Yllka Mujo, feston sot ditëlindjen. Ministri i...

The post Aktorja Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, Gonxhja: Frymëzoi breza të tërë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit shqiptar Yllka Mujo, feston sot ditëlindjen. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndau në rrjetet sociale një kolazh imazhesh nga interpretimet e shumta të aktores në kinematografinë shqiptare.

“Me talentin dhe përkushtimin për skenën dhe ekranin, me një sërë rolesh dhe personazhesh, Yllka është ndër aktoret më të vlerësuara dhe të dashura të artit skenik. Rrugëtimi i saj artistik ka frymëzuar breza të tërë, duke sjellë emocione të paharrueshme në çdo interpretim. Edhe 100 Yllka!”, shkroi ministri Gonxhja duke uruar aktoren.

Yllka Mujo lindi në Tiranë, më 15 tetor 1953. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1974 u emërua në Teatrin Popullor, ku interpretoi në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

Gjithashtu Yllka Mujo ka interpretuar në filmat “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj. Publiku e ka ndjekur dhe duartrokitur në transformimet e saj nga drama në komedi, të cilat Yllka Mujo i realizon mjeshtërisht.

The post Aktorja Yllka Mujo feston sot ditëlindjen, Gonxhja: Frymëzoi breza të tërë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
62816
Shqipëria dërgon filmin “Pikë uji” në çmimet Oscar https://www.rtsh-shkodra.live/shqiperia-dergon-filmin-pike-uji-ne-cmimet-oscar/ Thu, 19 Sep 2024 08:08:50 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=59696 Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do...

The post Shqipëria dërgon filmin “Pikë uji” në çmimet Oscar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences” për vitin 2025.

Pas thirrjes së hapur nga QKK, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike Era Film me filmin artistik me metrazh të gjatë “Pikë uji” me regji të Robert Budinës.

Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturës së paraqitur nga shtëpia kinematografike Era Film për filmin, për të qenë filmi “Pikë uji” përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë International Feature Film, në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i uroi suksese regjisorit Robert Budina dhe producentes Sabina Kodra.

Filmi “Pikë uji” pati premierën vetëm 1 javë më parë në kinematë e kryeqytetit. Në qendër të historisë, shkruar nga Robert Budina, Doruntina Basha e Ajola Daja, qëndron Aida. Ajo ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj, por kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?

“Pikë uji” është  një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE.

The post Shqipëria dërgon filmin “Pikë uji” në çmimet Oscar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
59696
Aktori i roleve dramatike dhe komike/Agron Dizdari spikati për 41 vite si aktor profesionist dhe ish-drejtues i Teatrit “Migjeni” https://www.rtsh-shkodra.live/aktori-i-roleve-dramatike-dhe-komike-agron-dizdari-spikati-per-41-vite-si-aktor-profesionist-dhe-ish-drejtues-i-teatrit-migjeni/ Thu, 22 Aug 2024 12:10:18 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=56764 Mbi 70 role në skenën e teatrit “Migjeni”, 13 role në kinematografinë shqiptare dhe dhjetra...

The post Aktori i roleve dramatike dhe komike/Agron Dizdari spikati për 41 vite si aktor profesionist dhe ish-drejtues i Teatrit “Migjeni” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Mbi 70 role në skenën e teatrit “Migjeni”, 13 role në kinematografinë shqiptare dhe dhjetra shfaqje të vendosura në skenë me trupat amatore te zonës së veriut si edhe 5 dokumentarë të realizuara për figurat e shquara të qytetit. Janë këto disa nga arritjet e aktorit dhe ish-drejtuesit të teatrit në Shkodër, Agron Dizdari. Ishte 19 vjeç kur erdhi në dyert e tempullit të kulturës.

Astrit Fani kujton një nga shfaqjet ku aktori Dizdari do të spikaste me rolin e tij. Kolegët çmojnë vlerat e aktorit jo vetëm në skenë por edhe jashtë saj.Agron Dizdari vijon të jetë edhe sot e kësaj dite një kontribues i jetës artistike të qytetit si dhe një ndjekës besnik i çdo shfaqjeje që përcjell teatri “Migjeni” për publikun e tij.

The post Aktori i roleve dramatike dhe komike/Agron Dizdari spikati për 41 vite si aktor profesionist dhe ish-drejtues i Teatrit “Migjeni” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
56764
Përkujtohet Loro Kovaçi, njëri prej aktorëve që krijuan institucionet artistike shqiptare https://www.rtsh-shkodra.live/perkujtohet-loro-kovaci-njeri-prej-aktoreve-qe-krijuan-institucionet-artistike-shqiptare/ Tue, 16 Jul 2024 08:52:33 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=52825  Arti dramatik përkujton sot, një ndër figurat më të rëndësishme të tij, Loro Kovaçin, i...

The post Përkujtohet Loro Kovaçi, njëri prej aktorëve që krijuan institucionet artistike shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Arti dramatik përkujton sot, një ndër figurat më të rëndësishme të tij, Loro Kovaçin, i cili u nda nga jeta më 16 korrik të vitit 1966 në Tiranë, duke pasur vlerësimin e dashurinë e publikut, por edhe një sërë çmimesh.

Loro Kovaçi lindi më 30 gusht të vitit 1903 në Shkodër.Pasi përfundoi arsimin bazë në vendlindje ai shkoi në Austri për të studiuar zanatin e rrobaqepësit çka i erdhi në ndihmë edhe më vonë në profesionin e aktorit.

Vitet e arta të karrierës i pati në vitet `50 megjithëse cilësitë e tij artistike i shfaqi që përpara Luftës së Dytë Botërore.

Pas Çlirimit, Loro Kovaçi u bë pjesë e trupës profesioniste e Teatrit Popullor dhe karriera e tij do të vinte në ngritje e sipër për shkak të interpretimeve të shumë roleve që do të kryente. Me trupën profesioniste të Teatrit Popullor ai ka interpretuar mbi 70 role të rëndësishme.

Disa nga interpretimet e tij më të mira janë në vepra si “Vajza me flokë të thinjura”, “Besa”, “Zëri i Amerikës”, “Në tufan”, “Revizori”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri” e shumë të tjera. Në kinematografi gjithashtu ai dha një kontribut të madh në filmat “Fëmijët e saj”, “Debatik”, “Furtuna”, “Detyrë e posaçme” etj. Por në kujtesën e publikut është fiksuar me interpretimin e Tuç Makut në filmin “Toka jonë” të regjisorit Hysen Hakani, ku Loro Kovaçi interpretoi në krah të emrave të tjerë të njohur të kinematografisë shqiptare si Mario Ashiku, Marie Logoreci, Roza Anagnosti e Vangjel Heba.

Për shkak të cilësive si aktor dhe kontributit të tij të madh ai u vlerësua edhe me titullin “Artist i Popullit”.

The post Përkujtohet Loro Kovaçi, njëri prej aktorëve që krijuan institucionet artistike shqiptare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
52825
72 vjet nga themelimi i Kinostudios, shtëpisë së filmit shqiptar https://www.rtsh-shkodra.live/72-vjet-nga-themelimi-i-kinostudios-shtepise-se-filmit-shqiptar/ Wed, 10 Jul 2024 09:59:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=51818  Më 10 korrik 1952, filloi punën industria e filmit shqiptar me inaugurimin e ndërtesës “Shqipëria...

The post 72 vjet nga themelimi i Kinostudios, shtëpisë së filmit shqiptar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Më 10 korrik 1952, filloi punën industria e filmit shqiptar me inaugurimin e ndërtesës “Shqipëria e Re” dhe me kompleksin e studiove filmike Kinostudio, në periferi të Tiranës.

Filmi i parë i prodhuar ishte “Skënderbeu”, bashkëpunim ky me sovjetikët në vitin 1953, ndërsa filmi “Tana” i vitit 1958 mban vulën e prodhimit shqiptar duke u ndjekur nga 270 filma me metrazh të gjatë, 700 dokumentarë dhe 150 filma të animuar.

Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” arriti një prodhim prej 14 filmash në vit. Pas ndryshimit të sistemit, ajo u transformua në “Albafilm”, ekzistenca e së cilës zgjati deri në vitin 1996.  Në vitin 1996 kjo qendër u quajt Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Nga janari i vitit 2015 në këtë godinë të stilit neoklasik, e cila është konsideruar si unikale nga arkitektët, ndodhet Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, etj.

“Shqipëria e Re” lë në trashëgim mbi 200 filma, një pjesë e të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike, por me gjithë kornizat ideologjike dhe autocensurën e kineastëve, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re”, mbetet në kujtesën e shumë brezave.

The post 72 vjet nga themelimi i Kinostudios, shtëpisë së filmit shqiptar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
51818
Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, një nga themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë https://www.rtsh-shkodra.live/ndahet-nga-jeta-aktori-vasillaq-godo-nje-nga-themeluesit-e-teatrit-petro-marko-ne-vlore/ Tue, 21 May 2024 07:44:29 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=43384 Aktori Vasillaq Godo është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte (21 maj) në...

The post Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, një nga themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Aktori Vasillaq Godo është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte (21 maj) në moshën 81-vjeçare. Aktori ka qenë një ndër themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë në 1962, ndërsa la pas një arkiv të pasur duke interpretuar gjatë karrierës së tij mbi 90 role.

Vasillaq Godo u lind në Vlorë më 15 shkurt 1943 dhe u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve.

Përtej roleve të spikatuar në teatër ka qenë gjithashtu edhe recitues i poezisë dhe i prozës shqipe në shumë evente.

Zëri im tij i plotë, aktrimi i figurave heroike duke i gërshetuar me sens artistik dhe human kanë qenë tipare theksuese e të aktorit Vasillaq Goda. Goda ka qenë protagonist që në premieren e parë të teatrit të Vlorës te drama “Fundosja e Skuadrës e Spahivogli”.

Disa nga rolet e tij më të spikutara ishin “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Batoja te Jatagani”, “Besa e Trojeve” etj. Vitet e fundit aktori Goda eksperimentoi edhe në komedi, ku dalloi për prerjet satirike të personazhit.

The post Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, një nga themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
43384
Restaurohet “Guna përmbi tela”, së shpejti vjen premiera https://www.rtsh-shkodra.live/restaurohet-guna-permbi-tela-se-shpejti-vjen-premiera/ Thu, 09 May 2024 07:39:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=41357 Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar filmin...

The post Restaurohet “Guna përmbi tela”, së shpejti vjen premiera appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia kanë restauruar filmin “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrim Fejzo, prodhim i vitit 1977.

Premiera e filmit të restauruar do të jetë më 15 maj, në Kinema Millennium.

Restaurimi digjital i këtij filmi dhe eventi i premierës u financuan nga Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”.

Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali. Filmi mban emrat e një sërë artistësh nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare si: Ilia Terpini në kamera, muzika nga Kujtim Laro, skenari nga Duro Mustafaj, piktor Azis Karalliu, kostumografia nga Alush Shima etj.

Filmi “Gunat përmbi tela” bazohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, siç është ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas Luftës së Parë Botërore. Luftëtarët hyjnë në kampin e rrethuar armik jo me ndihmën e armëve të sofistikuara të kohës por me ndihmën e gunave që hedhin mbi telat me gjemba.

Në rolet kryesore interpretojnë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Stavri Shkurti, Luftar Paja, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko, Jani Riza, Raimonda Bulku, Liza Laska, Muhamet Sherri etj.

The post Restaurohet “Guna përmbi tela”, së shpejti vjen premiera appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
41357
100-vjetori i Kadri Roshit – Personalitete të artit, medies dhe politikës shqiptare kujtojnë kolosin e skenës https://www.rtsh-shkodra.live/100-vjetori-i-kadri-roshit-personalitete-te-artit-medies-dhe-politikes-shqiptare-kujtojne-kolosin-e-skenes/ Fri, 12 Jan 2024 11:39:53 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=19996 Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, njeriu i cili skaliti me gërma të arta emrin...

The post 100-vjetori i Kadri Roshit – Personalitete të artit, medies dhe politikës shqiptare kujtojnë kolosin e skenës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Aktori i madh shqiptar, Kadri Roshi, njeriu i cili skaliti me gërma të arta emrin e tij në artin shqiptar, në 11 janar do të festonte 100-vjetorin e tij të lindjes.

Me rastin e 100-vjetorit të artistit të madh është organizuar tek Arturbina eventi për nder te tij ku eshte kujtuar mjeshtri i skenës dhe kinematografisë shqiptare duke sjellë ndërmend veprën e tij artistike si monument kulture, nëpërmjet një dokumentari realizuar për të si dhe  Promovimi i librit “Në jetët e të tjerëve” ku personalitete te artit, medias dhe politikes shqiptare kanë ndarë në libër kujtimet e tyre personale me Kadri Roshin.

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm.

Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

The post 100-vjetori i Kadri Roshit – Personalitete të artit, medies dhe politikës shqiptare kujtojnë kolosin e skenës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
19996