Letërsi - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/letersi/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 10 Jan 2025 13:11:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Letërsi - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/letersi/ 32 32 222375147 Çmimet për Letërsinë 2023, Besnik Mustafaj me “Romanin më të mirë të vitit” https://www.rtsh-shkodra.live/cmimet-per-letersine-2023-besnik-mustafaj-me-romanin-me-te-mire-te-vitit/ Fri, 10 Jan 2025 13:11:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=73297 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023,...

The post Çmimet për Letërsinë 2023, Besnik Mustafaj me “Romanin më të mirë të vitit” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2023, duke kurorëzuar Besnik Mustafajn për “Romanin më të mirë të vitit”.

Libri i autorit Mustafaj, “Fati i marrë”, u vlerësua “për guximin dhe imagjinatën në krijimin e një historie ‘alternative’, ku mjafton të ndryshosh një detaj të vogël në histori shekuj më parë, për të na ndihmuar të gjejmë një Shqipëri më të mirë, e mbi të gjitha, më të ndjeshme; ku heronjtë janë më të prekshëm e më njerëzorë; ku gratë flasin, qoftë dhe me gjuhën e shenjave“.

Juria e drejtuar nga Koloreto Cukali vlerësoi prurjet më të mira në 6 kategori.

  • “Vepra më e mirë studimore e vitit” iu dha autorit Pëllumb Xhufi për librin “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar”.
  • “Përkthimi më i mirë i vitit” u shpall “Daullja prej llamarine” me autor Gunter Gras, i përkthyer nga Ana Kove.
  • “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha autorit Shpëtim Kelmendi për librin “Dashnia asht'”.
  • “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha autores Entela Tabaku për librin “Qeramikiana”.
  • “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” shkoi për autoren Ledjona Braho për librin “Kroni dhe pulëbardhat”.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë një traditë e hershme e krijuar për të vlerësuar krijimet më të mira të një viti, për të motivuar e për të shtyrë përpara autorët e veprave.

The post Çmimet për Letërsinë 2023, Besnik Mustafaj me “Romanin më të mirë të vitit” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
73297
Shllaku: Pasuria ime më e madhe, eksperienca në kohë të vështira https://www.rtsh-shkodra.live/shllaku-pasuria-ime-me-e-madhe-eksperienca-ne-kohe-te-veshtira/ Mon, 16 Dec 2024 11:14:12 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=70786  Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi se, sot është ditëlindja e poetit, përkthyesit, shkrimtarit...

The post Shllaku: Pasuria ime më e madhe, eksperienca në kohë të vështira appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi se, sot është ditëlindja e poetit, përkthyesit, shkrimtarit dhe studiuesit Primo Shllaku.

Primo Shllaku lindi më 16 dhjetor të vitit 1947. Me punën dhe pasionin e tij, ai ka dhënë e jep, një kontribut të çmuar në kulturën shqiptare. QKLL i uroi poetit jetë të gjatë e plot krijmtari e suksese.

I pyetur në këtë ditë të shënuar, Primo Shllaku nuk preferoi të jepte një përgjigje mbi jetën por krijimtarinë.

“Kam botuar për herë të parë në 1994, pra para 30 vjetësh dhe për mua ai ka qenë fillim real i jetës sime si krijues. Pra unë jam 77 vjeç kalendarik por 30-vjeçar si krijues” u shpreh Primo Shllaku.

Autori rrëfeu se dikur mendonte se po të kishte mundësi të kthehej pas, do riparonte shumë gjëra, por tani e kupton se pasuria më e madhe e tij është eksperienca që ka pasur në kohë të vështira dhe sot u shpreh i bindur se ajo kohë e vështirë është po aq e nevojshme sa po të ishte një kohë ekskluzive e lumturisë.

Primo Shllaku lindi në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe. Punoi si mësues në zonën e Shllakut -Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Bir i regjisorit, Artistit të Popullit, Lec Shllaku, nip i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, vëllai i aktorit të Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku. Ndër veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës”, “Muzikantët”, “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, “Nji Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, dhe libri me drama, “Aktorë pa kujtesë”. 

The post Shllaku: Pasuria ime më e madhe, eksperienca në kohë të vështira appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
70786
Romani “Brirët” mbërrin në Lezhë/Shkrimtari dhe gazetari Marash Mirashi prezanton këtë libër në vendlindjen e tij https://www.rtsh-shkodra.live/romani-briret-mberrin-ne-lezhe-shkrimtari-dhe-gazetari-marash-mirashi-prezanton-kete-liber-ne-vendlindjen-e-tij/ Sat, 14 Dec 2024 14:13:09 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=70645 Pas prezantimit në Tiranë dhe suksesit të arritur në panairin e librit, romani “Brirët” i...

The post Romani “Brirët” mbërrin në Lezhë/Shkrimtari dhe gazetari Marash Mirashi prezanton këtë libër në vendlindjen e tij appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Pas prezantimit në Tiranë dhe suksesit të arritur në panairin e librit, romani “Brirët” i shkrimtarit dhe gazetarit Marash Mirashi, mbërriti në duart e lexuesve lezhjanë. Ky botim u promovua në biblioteken “Gjergj Fishta”, duke bërë bashkë miq e dashamires të librit. Përmes një humori dhe ironie që shkon deri në sarkazëm, me një stil krejtësisht të veçantë, autori ka krijuar Republikën Baritore të Babzilandit, në të cilën ndodhin ngjarje nga më të paimagjinueshmet dhe shfaqen presonazhe nga më grotesket, fryt i një fantazie të tejskajshme.
Të pranishmit në prezantimin e romanit “Brirët” në Lezhë, vlersuan maksimalisht këtë botim i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e lexuesit në Shqipëri dhe Kosovë.Romani “Brirët” është botimi i pestë i gazetarit dhe shkrimtarit Marash Mirashi, i cili që në nisje rezultoi i suksesshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “At Gjergj Fishta” në prozë për vitin 2024.

The post Romani “Brirët” mbërrin në Lezhë/Shkrimtari dhe gazetari Marash Mirashi prezanton këtë libër në vendlindjen e tij appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
70645
Monografi për At Ambroz Marlaskaj/Prifti françeskan ishte një prej figurave më me ndikim në ngjarjet e shek. XX https://www.rtsh-shkodra.live/monografi-per-at-ambroz-marlaskaj-prifti-franceskan-ishte-nje-prej-figurave-me-me-ndikim-ne-ngjarjet-e-shek-xx/ Sat, 14 Dec 2024 12:51:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=70621 Figura e At Ambroz Marlaskaj, një prej priftërinjve françeskanë me kontribut në punët e kishës,...

The post Monografi për At Ambroz Marlaskaj/Prifti françeskan ishte një prej figurave më me ndikim në ngjarjet e shek. XX appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Figura e At Ambroz Marlaskaj, një prej priftërinjve françeskanë me kontribut në punët e kishës, vendit, arsimit, popullit dhe shtetit erdhi e ndriçuar përmes monografisë së autorit Ndoc Frroku. Ky i fundit, pas një pune të gjatë hulumtuese në dokumentet e Arkivit të Shtetit e sjell si kurrë më parë njeriun që do t’i dedikohej fesë dhe atdheut. Në këtë libër, Frroku ka një përgjegjësi të dyfishtë, jo vetëm si autor i veprës por edhe stërnip i françeskanit Marlaskaj.I pranishëm në promovimin e monografisë “At Ambroz Marlaskaj, apostull i Krishtit dhe kombit” në Bibliotekën “Marin Barleti” ishte edhe Arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra. Autori Ndoc Frroku me origjinë nga Lezha ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë Agrare në Tiranë. Prej vitit 2008 jeton në Kanada ndërsa ky libër është i pari për të.

The post Monografi për At Ambroz Marlaskaj/Prifti françeskan ishte një prej figurave më me ndikim në ngjarjet e shek. XX appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
70621
Një roman për gruan/“Lakimi” i autorit Durim Taçi është libri më i ri për lexuesit https://www.rtsh-shkodra.live/nje-roman-per-gruan-lakimi-i-autorit-durim-taci-eshte-libri-me-i-ri-per-lexuesit/ Sat, 30 Nov 2024 11:29:40 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68713 Një burrë guxon të vërë në qendër të librit të tij një grua bashkë me...

The post Një roman për gruan/“Lakimi” i autorit Durim Taçi është libri më i ri për lexuesit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një burrë guxon të vërë në qendër të librit të tij një grua bashkë me gjithë problematikën që has në shoqëri. Kjo është tema që trajtohet në romanin më të ri për lexuesit “Lakimi”. Autori i saj është Durim Taçi, i vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 2021.Përmes romanit “Lakimi”, autori kërkon të përcjellë mesazhin e forcës së gruas dhe dinjitetit të saj.Taçi e vlerëson pozitivisht edicionin e XXIV të Panairit të Librit në kryeqytet. Sipas tij, ka nxitur interesin e të rinjve ndaj librit.Biblioteka “Marin Barleti” ishte mjedisi ku u promovua ky roman në Shkodër. Autori Durim Taçi është edhe përkthyes i shumë titujve në gjuhën shqipe.

The post Një roman për gruan/“Lakimi” i autorit Durim Taçi është libri më i ri për lexuesit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68713
Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje” https://www.rtsh-shkodra.live/promovohet-libri-te-renet-e-luftes-ii-boterore-pa-dallim-kombesie-feje-krahine-ideje/ Fri, 29 Nov 2024 09:28:14 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68548 Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press...

The post Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, që vjen për lexuesin në kujdesin e profesoreshë Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.

Ky botim i historianëve, në 80-vjetorin e Çlirimit të atdheut nga forcat nazi-fashiste, hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.

Libri eksploron historinë e kohës së luftës në Shqipëri përmes një perspektive më të gjerë, duke ndërlidhur të gjitha të dhënat e disponueshme.

Shkalla e humbjeve njerëzore numëron 29,179 individë të rënë, viktima të luftës në role të ndryshme, që tregojnë koston e thellë njerëzore të luftës.

The post Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68548
Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/promovohet-ose-ne-libri-i-autores-manjola-lloja-u-promovua-ne-hollin-e-rtsh-shkodra/ Thu, 28 Nov 2024 12:47:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=68488 Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në...

The post Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në komunikimin publik. 35 vite nga zanafilla e atij momenti, Manjola Lloja iu rikthye kësaj godine, me një profil të ri. Si autore e librit të parë “Ose ne…”, ajo e promovoi atë, rrethuar nga miq zemre në intimitetin e bisedës rreth veprës.Një risi në letërsinë shqiptare e konsiderojnë këtë libër disa nga figurat e spikatura shkodrane.Pas Tiranës dhe Shkodrës, turi i promovimit të librit “Ose ne…” do të vijojë në qytete të tjera të vendit dhe jashtë tij.

The post Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
68488
52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe https://www.rtsh-shkodra.live/52-vjet-nga-kongresi-i-drejtshkrimit-te-gjuhes-shqipe/ Wed, 20 Nov 2024 09:36:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=67374  Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në punimet e...

The post 52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në punimet e këtij Kongresi, që u zhvillua deri më 25 nëntor, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi.

Në radhët e pjesëmarrësve, të cilët përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, ishin dhe arbëreshë nga Italia. Mes delegatëve më të spikatur, veçohen: Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Dhimitër Shuteriqi, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti dhe Josif Ferrari.

Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar.

Në këtë kuptim, ky Kongres ishte kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina. Kongresi erdhi pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore. 

The post 52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
67374
210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare https://www.rtsh-shkodra.live/210-vjet-nga-lindja-e-jeronim-de-rades-ideologut-arberesh-te-rilindjes-kombetare/ Tue, 19 Nov 2024 09:10:56 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=67201 Më 19 nëntor të vitit 1814 lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada. De...

The post 210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Më 19 nëntor të vitit 1814 lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada.

De Rada lindi në Makia të Kalabrisë. Mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Me 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Në 1848 nxori gazetën e parë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës.

Pas dështimit të revolucionit më 1818 e mbylli gazetën dhe u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve ’60 të shek. XIX.

Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Radës nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit “Parimet e estetikës”  (Principii di estetica, 1861) botoi veprat “Lashtësia e kombit shqiptar”  (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe “Rapsodi të një poeme arbëreshe”  (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.

Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë si dhe ndoqi me interes ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare dha me revistën “Flamuri Arbrit” që e botoi në vitet 1883-1885. /j.p/

The post 210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
67201
Nis Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh https://www.rtsh-shkodra.live/nis-panairi-i-librit-2024-te-lexosh-do-te-thote-te-jetosh-te-zbulosh-te-rritesh/ Wed, 13 Nov 2024 09:27:37 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=66681 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, njërës...

The post Nis Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, njërës prej ngjarjeve madhore të librit në Shqipëri.

Panairi, i cili nis të mërkurën, ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, do të zhvillohet në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo festë e librit që çelet nesër, do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me plot botime të reja.

Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare, etj.

Pjesë e aktiviteteve të panairit do të jetë edhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm.

Panairi do të finalizohet me ndarjen e çmimeve letrare.

The post Nis Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
66681