Muzikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/muzike/ Radio Televiziori Shqiptar Sat, 15 Feb 2025 12:40:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Muzikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/muzike/ 32 32 222375147 Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion https://www.rtsh-shkodra.live/sanremo-sonte-nata-finale-fituesi-do-te-shkoje-ne-eurovizion/ Sat, 15 Feb 2025 12:40:09 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76601 Sanremo do të përmbyllet sonte me natën finale ndërsa do të zgjidhet edhe fituesi i...

The post Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sanremo do të përmbyllet sonte me natën finale ndërsa do të zgjidhet edhe fituesi i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion Song Contest 2025.

Sakaq, nata e katërt, ajo dueteve ishte një feste e vërtetë e muzikës italiane dhe jo vetëm në teatrin “Ariston”.

29 artistët konkurues në këtë mbrëmje sollën të interpretuara këngët më të bukura ndër vite, hitet e padiskutueshme të ikonave të muzikës italiane dhe asaj ndërkombëtare.

Në këtë mbrëmje të shumëpritur nga publiku, Carlo Conti kishte zgjedhur të shoqërohej në skenë nga dy bashkëprezantues, Mahmood, fitues i dy edicioneve të Sanremos, si edhe komediania Geppi Cucciari, të cilët i dhuruan ngjyra edhe më të bukura mbrëmjes.

Nata e katërt nisi me një surprizë, Ikona e kinematografisë Roberto Benigni ngjitet në skenën e Sanremos duke rrëmbyer ovacionet dhe duartokitjet e publikut.

I ftuar në këtë mbrëmje ishte gjithashtu edhe aktori dhe prezantuesi Paolo Kesisoglu i cili së bashku me vajzën e tij interpretoi një këngë me një mesazh të fuqishëm për adoleshentët.

Gjithashtu në fund të mbrëmjes u dha edhe çmimi i duetit më të mirë që shkoi për artistët Giorgia dhe Annalisa që interpretuan këngën Skyfull të Adele.

Festivali do të transmetohet drejpërsëdrejti në Radio Tirana 1 dhe RTSH 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

The post Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76601
Mesazhe për të rinjtë me aftësi ndryshe në natën e tretë të Sanremos https://www.rtsh-shkodra.live/mesazhe-per-te-rinjte-me-aftesi-ndryshe-ne-naten-e-trete-te-sanremos/ Fri, 14 Feb 2025 12:26:33 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76529 Është mbyllur nata e tretë e edicionit të 75-së të Festivalit të Sanremos. Në këtë...

The post Mesazhe për të rinjtë me aftësi ndryshe në natën e tretë të Sanremos appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Është mbyllur nata e tretë e edicionit të 75-së të Festivalit të Sanremos. Në këtë natë u përcoll emocion, humor dhe spektakël, ndërsa nuk munguan të ftuarit specialë dhe mesazhet e përcjella.

Carlo Conti u shoqërua në ketë mbrëmje nga 3 personazhe mjaft të njohura në karrierën e tyre, aktorja dhe Miss Italia 2008 Miriam Leone, këngëtarja dhe prezantuesja Elettra Lamborghini si edhe komediania Katia Follesa.

Gjatë mbrëmjes performuan 14 artistë në garë, ndërsa në përfundim 5 prej tyre u zgjodhën ndër më të pëlqyerit e mbrëmjes.

Grupi Duran Duran, 40 vite pas pjesëmarrjes së tyre në Sanremo u rikthyen si të ftuar specialë në skenë dhe performuan një kolazh me këngët e tyre. Në skenë u ngjit edhe artisti shqiptar Ermal Meta, fituesi i Sanremo 2017.

Një moment i veçantë ishte kur në skenë u ngjit regjisori dhe themeluesi i Teatrit Patologjik Dario D’Ambrosi dhe aktorët e këtij teatri të cilët përcollën mesazhe të rëndësishme për problemet e shëndetit mendor si edhe dhuruan një numër spektakli.

Këngëtarja dhe prezantuesja Iva Zanicchi mori çmimin e Karrierës në këtë mbrëmje, ndërsa në kategorinë e propozimeve të artistëve të rinj, fitues u shpall Setembre.

Sanremo po ndiqet nga një numër i lartë shikuesish jo vetëm në publikun italian por edhe më gjerë.

Sanremo do të vijojë sonte në mbrëmje me natën e nostalgjisë, ndërsa publiku shqiptar mund ta ndjekë edhe në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

The post Mesazhe për të rinjtë me aftësi ndryshe në natën e tretë të Sanremos appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76529
“Miqtë e Pasdites” – Ja kush e fiton Sanremon sipas Andrit, Elonës e Zhani Cikos https://www.rtsh-shkodra.live/miqte-e-pasdites-ja-kush-e-fiton-sanremon-sipas-andrit-elones-e-zhani-cikos/ Fri, 14 Feb 2025 06:36:48 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76503 Edicioni i 75-të i Festivalit të Sanremos ka filluar me emocione të mëdha dhe spektakël...

The post “Miqtë e Pasdites” – Ja kush e fiton Sanremon sipas Andrit, Elonës e Zhani Cikos appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Edicioni i 75-të i Festivalit të Sanremos ka filluar me emocione të mëdha dhe spektakël të paharrueshëm muzikor.

Gjatë emisionit “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, të ftuarit në studio, mes të cilëve maestro Zhani Ciko, gazetari Andri Xhahu dhe moderatorja Elona Jaçellari, diskutuan mbi performancat dhe këngët më të pëlqyera të këtij festivali.

Gazetari Andri Xhahu vuri theksin tek këngët që mbajnë autenticitetin e traditave, përfshirë ato që këndohen në dialekte të ndryshme të Italisë. Ai shprehu se këngët që bëhen virale kanë një rezonancë të veçantë në radio dhe janë shpesh më të pëlqyera nga publiku, edhe pse mund të mos arrijnë të fitojnë çmimin kryesor.

Simone Kristiki më ka pëlqyer, Gaja, Elodi, ka disa emra. Shumë këngë vinë edhe të kënduara në dialekt, në atë roman, napolitan. më pëlqejnë që vijnë në autenticitetin e vetë. Kur vjen puna te muzika, bëhen të gjithë bashkë dhe flasin një gjuhë. Këngët që bëhen virale më duket se do ecin më shumë. Këngët që pëlqehen shumë në radio kanë marrë çmimin e dytë, e jo festivalin”, u shpreh gazetari Andri Xhahu.

Po ashtu, maestro Zhani Ciko foli për këngën e Fedez, duke e cilësuar atë si një pjesë tërheqëse që mund të ketë një pozicion të fortë në garën për fitues.

Kjo është një këngë më pak element. E shoqëron pa u bërë monotone. Kjo është rrahja e zemrës. në këtë shpaloset ideja e këngëtarit”, u shpreh maestro Zhani Ciko.

Në këtë edicion të Sanremos, janë duke u shfaqur një mori zhanresh muzikore, përfshirë baladë, rep dhe kombinime të ndryshme muzikore, duke pasqyruar një diversitet të madh artistik. Moderatorja Elona Jaçellari theksoi se sipas saj ka disa këngëtar të cilët janë pretendent për të fituar vendin e  parë.

Nëse shkoj me klasifikimin në netët e para sepse ka një votim paraprak për të llogaritur pesëshen më të mirë, kemi këngëtarin Olli që ka tërhequr vëmendje, Xhorxhia, Elodi, Fedez”, u shpreh moderatorja Elona Jaçellari.

The post “Miqtë e Pasdites” – Ja kush e fiton Sanremon sipas Andrit, Elonës e Zhani Cikos appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76503
Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë https://www.rtsh-shkodra.live/nata-e-dyte-e-sanremo-homazh-per-kantautorin-lucio-dalla-ne-skene-interpretuan-15-artiste/ Thu, 13 Feb 2025 11:37:48 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76359 Sikurse nata e parë, edhe nata e dytë e edicionit të 75-të të Festivalit të...

The post Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sikurse nata e parë, edhe nata e dytë e edicionit të 75-të të Festivalit të Sanremos dhuroi emocione dhe spektakël të vërtetë të muzikës Italiane.

Carlo Conti kishte zgjedhur që në këtë mbrëmje të shoqërohej nga supermodelja Bianka Balti, nga kantautori dhe tekstshkruesi Cristiano Malxholio, si edhe nga komediani Nino Frassica.

Spektakli i cili zgjati deri pas mesnate nisi me kategorinë e të rinjve ku Aleks Uajs dhe Setembre kaluan në fazën tjetër.

Nga 29 artistë në garë, në mbrëmjen e dytë interpretuan vetëm 15 prej tyre, ndërsa 14 artistët e tjerë do të interpretojnë sonte në natën e tretë.

Edhe në këtë mbrëmje nuk munguan të ftuarit specialë nga fusha të ndryshme si humori, batutat dhe spektakli i vërtetë.

Një moment i veçantë ishte edhe homazhi që u përcoll për kantautorin Lucio Dalla ku artisti Damiano David riktheu për publikun Italian një nga këngët më të bukura të kantautorit, “Felicita”.

Mbrëmja u mbyll me renditjen e 5 artistëve më të mirë.

Sanremo do të vijojë edhe sonte në mbrëmje me natën e tretë.

Publiku shqiptar mund ta ndjekë festivalin edhe në RTSHMuzikë dhe RTSH2 nën komentin e Elona Jaçellarit dhe Andri Xhahut.

The post Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76359
Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm https://www.rtsh-shkodra.live/orkestra-simfonike-e-rtsh-mban-sot-koncertin-me-program-te-larmishem/ Fri, 31 Jan 2025 14:27:17 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=75228 Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program...

The post Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program të larmishëm.

Nën dirigjimin e maestro Maurizio Dones (lex. Mauricio) dhe me violonçelistin Amedeo Cicchese (lex. Çikeze), publiku do te shijoje një koncert unik, të mbushur me energji dhe emocion.

Jam shumë i kënaqur që rikthehem në Shqipëri në këtë koncert me Orkestrën e RTSH-së, një orkestër me të cilën kam pasur fatin të bashkëpunoj dhe më parë dhe që është rritur shumë. Do të sjellim një koncert të jashtëzakonshëm dhe të dashur për publikun,” thotë dirigjenti Dones.

“The Hebrides” (“Fingal’s Cave” op. 26) nga Felix Mendelssohn dhe “Koncert për violonçel dhe orkestër op. 129” nga Robert Schumann (lex. Shuman) do të vijnë të interpretuara nga Orkestra e RTSH-së.

Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri dhe që luaj me Orkestrën e RTSH-së. Jam ndier shumë mirë dhe shpresoj të sjellim diçka të bukur në këtë koncert,” shprehet violonçelisti Cicchese.

Koncerti do të luhet sonte në orën 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

The post Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
75228
Eurovision 2025, Shqipëria do performojë natën e parë gjysmëfinale https://www.rtsh-shkodra.live/eurovision-2025-shqiperia-do-performoje-naten-e-pare-gjysmefinale/ Tue, 28 Jan 2025 15:21:58 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=74846 Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të...

The post Eurovision 2025, Shqipëria do performojë natën e parë gjysmëfinale appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar që të konkurrojë të martën e 13 majit, në gjysmën e dytë të natës së parë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjarr”, me të cilën triumfuan në Festivalin e Këngës.

Përzgjedhja e radhës së interpretimit u bë në mënyrë rastësore përmes shortit. Nga pesë vazo të përgatitura nga EBU-ja për 31 shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinale, Shqipëria u listua në vazon e tretë.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruara si vendet “e mëdha”, janë kualifikuar automatikisht pa u dashur të garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovision, nuk garon në gjysmëfinale.

Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.

Radha e vendeve që do të intepretojnë:

Gjysmëfinalja e parë

  1. Estoni
  2. Islandë
  3. Poloni
  4. Portugali
  5. Slloveni
  6. Suedi
  7. Ukrainë
  8. Shqipëri
  9. Azerbajxhan
  10. Belgjikë
  11. Kroaci
  12. Qipro
  13. Holandë
  14. Norvegji
  15. San Marino

Gjysmëfinalja e dytë

  1. Armeni
  2. Australi
  3. Austri
  4. Greqi
  5. Irlandë
  6. Letoni
  7. Lituani
  8. Mali i Zi
  9. Çeki
  10. Danimarkë
  11. Finlandë
  12. Gjeorgji
  13. Izrael
  14. Luksemburg
  15. Maltë
  16. Serbi

The post Eurovision 2025, Shqipëria do performojë natën e parë gjysmëfinale appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
74846
Paralajmërimi i Paul McCartney: AI po kërcënon muzikën https://www.rtsh-shkodra.live/paralajmerimi-i-paul-mccartney-ai-po-kercenon-muziken/ Sun, 26 Jan 2025 12:19:13 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=74651 Një alarm i kuq mbi ndikimin e abuzimit të teknologjisë, lidhur me inteligjencën artificiale në...

The post Paralajmërimi i Paul McCartney: AI po kërcënon muzikën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një alarm i kuq mbi ndikimin e abuzimit të teknologjisë, lidhur me inteligjencën artificiale në muzikë, u lëshua këtë fundjavë nga Paul McCartney, legjenda e Beatles, rock dhe pop botëror në një intervistë të rrallë dhënë BBC.

Intervistë në të cilën Sir Paul, ende plotësisht aktiv në moshën 82-vjeçare dhe që sapo kishte përfunduar një turne tjetër në Londër javët e fundit, ngriti zërin në mbrojtje të të drejtave të autorit, të rrezikuara potencialisht nga përdorimi i parregulluar i AI dhe kundër britanikëve.

Vetë qeveria, në sytë e tij, është shumë e prirur për të inkurajuar zhvillimin e këtij revolucioni teknologjik, duke i lënë biznesit një dorë të lirë, edhe pas pikës së kthesës që sollën Laburistët me ardhjen në pushtet (nën udhëheqjen e moderuar të Keir Starmer) në prag të 14 viteve të qeverive konservatore.

I intervistuar nga Laura Kuenssberg në emisionin e saj të bisedave të së dielës, zakonisht kushtuar politikës, McCartney nuk tha asgjë, sipas parashikimeve të publikuara nga vetë BBC.

Por ai denoncoi iniciativën e ndërmarrë nga qeveria Starmer në Mbretërinë e Bashkuar, mbi bazën e së cilës do të garantohej përdorimi pothuajse falas i inteligjencës artificiale në krijimet e të tjerëve, pa pasur nevojë të kërkonte leje, përveç rasteve kur autorët kundërshtojnë në mënyrë eksplicite.

“Një mekanizëm që kërcënon veçanërisht autorët e rinj, të cilët ndoshta shkruajnë një këngë të mirë dhe, duke mos pasur të drejtën për të, mund të mashtrohen lehtësisht”, tha McCartney

Ai tha se nuk është kundër inteligjencës artificiale, të cilën ai vetë e përdori për regjistrimin pas vdekjes së dy figrave të grupit,  në fund të vitit 2023 me këngën ‘Tani dhe Pastaj’, një këngë e papublikuar e shkruar nga John Lennon në 1977 dhe e lëshuar pak më shumë se një vit më parë në tregun global me zërat e të katër Beatles (përfshirë të ndjerit Lennon dhe George Harrison) të përzier falë teknologjisë.

Por ai shprehu shqetësim për tendencën drejt  derregullimit.
“Paratë që vijnë përmes platformave të transmetimit duhet të shkojnë për njerëzit që krijojnë muzikën, jo për gjigantët e teknologjisë,” vazhdoi Sir Paul, duke bërë thirrje që “autorët dhe mbajtësit e të drejtave të ushtrojnë kontroll mbi atë që krijohet dhe mbi shpërblimin që rrjedh. nga përdorimi i veprave të tyre përmes AI”.

Më pas sulmoi Starmer, i cili, sipas tij, ishte më shumë i përqendruar në sloganin e dëshirës për ta bërë Britaninë e Madhe një vend “lider në botë” për sa i përket kërkimit dhe biznesit të inteligjencës artificiale.

“Ne jemi njerëzit, ju jeni qeveria– ishin fjalët e autorit të kryeveprave si Hey Jude ose Let It Be – që supozohet të na mbrojë neve.”

The post Paralajmërimi i Paul McCartney: AI po kërcënon muzikën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
74651
“Zjerm” drejt Eurovisionit – Si muzika tradicionale dhe ajo moderne bashkohen për të magjepsur Evropën https://www.rtsh-shkodra.live/zjerm-drejt-eurovisionit-si-muzika-tradicionale-dhe-ajo-moderne-bashkohen-per-te-magjepsur-evropen/ Thu, 02 Jan 2025 12:22:32 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=72465 Kur tingujt e muzikës mbrëmësojnë qiellin dhe fjala bëhet urë mes shpirtit dhe botës, lindin...

The post “Zjerm” drejt Eurovisionit – Si muzika tradicionale dhe ajo moderne bashkohen për të magjepsur Evropën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kur tingujt e muzikës mbrëmësojnë qiellin dhe fjala bëhet urë mes shpirtit dhe botës, lindin këngë si ajo e “Zjerm” nga grupi Shkodra Elektronike. Me një frymë që përfton thellësitë e traditës shqiptare dhe një vizion që përshkon skenën ndërkombëtare, ata janë poetët e rinj të melodisë, ambasadorët e një Shqipërie që vibrion me ritmin e zemrave të mijëra ndjekësve.

Në një bisedë ekskluzive me Telegrafin, dyshja e këtij grupi, Kolë dhe Beatriçe, ndanë rrugëtimin e tyre të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës, duke theksuar emocionet e forta që kanë përjetuar gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e RTSh-së dhe pritjet e tyre për Eurovision-in.

Ata folën gjithashtu për lidhjen e tyre të thellë me Shqipërinë dhe pasionin që ndiejnë për të përfaqësuar vendin në një nga ngjarjet muzikore më të mëdha botërore.

Kola, i njohur për stilin e tij të veçantë muzikor dhe për shpërthimet e tij krijuese, theksoi rëndësinë e Shqipërisë në rrugëtimin e tij si artist.

Shqipëria është pjesë e identitetit tim, jo vetëm si atdhe, por edhe si frymëzim i vazhdueshëm për çdo krijim. Muzika ime, sidomos pas pjesëmarrjes në Festivalin e RTSh-së, ka pasur një lidhje shumë të fortë me kulturën dhe historinë e vendit tonë”, tha Kola.

Ai tregon për emocionet që ka përjetuar gjatë fazës finale të Festivalit të RTSh-së, ku fitoi çmimin e parë dhe siguroi një mundësi të artë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

“Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm, që na bëri të ndihemi krenarë. Ishim të gjithë të bashkuar, dhe kur erdhi koha të shpalosim këngën tonë në Eurovision, ndjeheshim si përfaqësues të një kombi të tërë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Beatriçja, e cila ka sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare, theksoi gjithashtu rëndësinë e Festivalit të RTSh-së dhe mundësinë e madhe që u ofrua për të shprehur veten nëpërmjet muzikës.

“Festivalin e RTSh-së e shoh si një mundësi për të treguar talentin dhe dashurinë për muzikën shqiptare. Nuk ishte vetëm një ngjarje muzikore, por një mundësi për të bashkuar artistët dhe për të krijuar diçka të veçantë për Shqipërinë”, tha Beatriçja.

Ajo theksoi se pjesëmarrja në Eurovision është një mundësi për të treguar botës se Shqipëria ka talent të jashtëzakonshëm dhe se arti dhe muzika janë një mjet për të bashkuar njerëzit. \

“Eurovision është një mundësi për të shprehur jo vetëm muzikën, por edhe një mesazh të fortë për shoqërinë. Kjo është arsyeja pse çdo herë që qëndrojmë në skenë, përfaqësojmë një kombin dhe një kulturë të pasur”, shtoi ajo.

Fitorja e Kolës dhe Beatriçes në Festivalin e RTSh-së ishte një moment kthese për ta dhe për muzikën shqiptare. Ata shpjeguan se ky moment ishte një pasqyrë e përkushtimit të tyre ndaj artit dhe gatishmërisë për të ndarë me publikun diçka autentike.

Në momentin që fituam, ishte një ndjenjë e paharrueshme, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Kjo fitore është një tregues i punës sonë të palodhur”, tha Kola.

Por, siç theksoi Beatriçja, fitorja në Festivalin e RTSh-së nuk ishte vetëm një mjet për të arritur Eurovision-in, por edhe një mundësi për të zhvilluar më tej artin dhe muzikën e tyre.

Kjo është vetëm fillimi. Eurovision është një hap tjetër, një mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në një shkallë më të madhe. Ne duam që audienca ndërkombëtare të dëgjojë dhe të ndjejë pasionin që kemi për muzikën”, tha Beatriçja.

Për të dy artistët, përfaqësimi i Shqipërisë në ngjarje si Eurovision është një mundësi për të sjellë në vëmendje kulturën e pasur shqiptare dhe për të treguar se si muzika mund të jetë një mjet për të bashkuar kombet dhe për të krijuar një identitet të fortë kombëtar.

“Muzika është një gjuhë që flet përtej kufijve dhe ndihmon që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin. Ne e shohim këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar historinë tonë dhe për të përfaqësuar Shqipërinë me krenari”, tha Kola.

Si çdo artist tjetër, Kola dhe Beatriçja janë të vetëdijshëm për sfidat që sjell karriera artistike, por ata e shohin këtë si një mundësi për të u rritur dhe për të sfiduar vetveten.

Ka pasur shumë momente të vështira, por gjithmonë kemi qëndruar të fokusuar në krijimtarinë tonë. Jemi këtu për të sjellë diçka që mund të mbetet në mendjen dhe zemrën e njerëzve”, tha Beatriçja.

Për Kolen, përballja me pritshmëritë dhe presionin e ndjekur nga sukseset ka qenë një mësim i madh. “Kur ke sukses, natyrisht që vijnë edhe pritshmëritë e larta. Por kjo nuk duhet të na ndalë. Ne jemi këtu për të krijuar art dhe për të dhënë diçka të veçantë”, tha ai.

Në fund të bisedës, të dy artistët shprehën shpresën dhe pasionin që ndiejnë për të vazhduar karrierën e tyre dhe për të sjellë përpara mundësi të reja për muzikën shqiptare.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me pasion dhe të sjellim projekte që mund të frymëzojnë njerëzit. Eurovision është vetëm një hap në këtë udhëtim”, përfundoi Beatriçja.

Kola shtoi gjithashtu: “Ne kemi një mundësi të madhe për të përfaqësuar Shqipërinë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë atë me dinjitet. Është koha që bota të dëgjojë historinë tonë”.

Ky rrëfim i Kolës dhe Beatriçes është një dëshmi e pasionit të pakufishëm për muzikën dhe angazhimin e tyre për të sjellë artin e tyre në skenën ndërkombëtare, me një frymë të fortë patriotizmi dhe përkushtimi për të përfaqësuar Shqipërinë me krenari dhe emocion./Telegrafi

/rtsh.al/

The post “Zjerm” drejt Eurovisionit – Si muzika tradicionale dhe ajo moderne bashkohen për të magjepsur Evropën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
72465
“Gëzuar nga RTSH”, Orkestra Simfonike sjell koncertin me pjesët më të bukura https://www.rtsh-shkodra.live/gezuar-nga-rtsh-orkestra-simfonike-sjell-koncertin-me-pjeset-me-te-bukura/ Mon, 30 Dec 2024 11:47:20 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=72217 “Gëzuar nga RTSH” është koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH dhe i zërave më të...

The post “Gëzuar nga RTSH”, Orkestra Simfonike sjell koncertin me pjesët më të bukura appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
“Gëzuar nga RTSH” është koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH dhe i zërave më të bukur të muzikës klasike vendase dhe botërore, që vjen në një mbrëmje gala për festën e Vitit të Ri.

Pjesët më të bukura të muzikës botërore, por edhe shqiptare, do të vijnë nën interpretimin e orkestrantëve virtuozë të Orkestrës, që drejtohet nga maestro Leonardo Kuadrini (o. Quadrini).

Tre tenorët, Vitali Kovalçuk (o. Vitaliy Kovalchuk) nga Ukraina, Granit Musliu nga Kosova dhe Rodrigo Trosino nga Meksika së bashku me sopranon Ramona Tullumani, do të përcjellin për publikun pjesët më të dëgjuara festive.

Surprizë për publikun në këtë koncert është prezantuesja e njohur ndër vite, Zerina Kuke, e cila rikthehet në Radio Televizionin Shqiptar nën moderimin e kësaj mbrëmjeje Gala.

Më vjen mirë që Radio Televizioni Shqiptar vazhdon traditën e përgatitjes së Vitit të Ri. Eventi ku do të marr pjesë me Orkestrën Simfonike është shumë i bukur, me tre tenorë, një soprano. Kam nostalgji dhe mall për një ambient ku kam hyrë e kam dalë që kur kam qenë shumë e re,” tha znj. Kuke.

Një moment i bukur i këtij koncerti është trupa e baletit e drejtuar nga koreografja Kozeta Bakiu.

Ky është një event që bëhet për herë të parë. Unë me kolegun tim Milto Kutali marrim pjesë në event bashkë me studentët e koreografisë. Zgjodhëm dy gjëra pikante, njëri vals vjenez, dhe sigurisht shfrytëzuam ambientet e bukura që ka Radioja,” u shpreh znj. Bakiu.

Surpriza e mbrëmjes do të jetë dhe performanca e violinistit Lorenc Radovani, që do të shoqërohet në fizarmonikë nga kompozitori i njohur Robert Radoja.

Koncerti “Gëzuar” do të vijë për teleshikuesit në datën 1 janar, ora 20:35 në RTSH 1.

The post “Gëzuar nga RTSH”, Orkestra Simfonike sjell koncertin me pjesët më të bukura appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
72217
Artistët vlerësojnë Fest 63, komente pozitive për nivelin artistik e performancën https://www.rtsh-shkodra.live/artistet-vleresojne-fest-63-komente-pozitive-per-nivelin-artistik-e-performancen/ Tue, 24 Dec 2024 12:34:08 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=71795 Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar zgjoi interes të madh jo vetëm...

The post Artistët vlerësojnë Fest 63, komente pozitive për nivelin artistik e performancën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar zgjoi interes të madh jo vetëm tek qytetarët e thjeshtë, por edhe në botën e spektaklit, artit dhe shoubizit shqiptar.

Të shumtë ishin artistët, të cilët nuk i rezistuan dot magjisë së spektaklit as në natën finale, të cilët parakaluan në tapetin e kuq.

Është gjithmonë kënaqësi të ndjekësh Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, që është edhe Nder i Kombit. Unë çdo vit kam ardhur në natën finale dhe ajo është arsyeja kryesore pse vij, sepse më pëlqen shumë t’i shoh. Suksese të tërëve,” deklaroi Luiz Ejlli, fituesi i Fest 44.

Salla e Pallatit të Koncerteve u mbush plot e përplot ashtu sikurse edhe në tri netët e para.

Me përfundimin e tij, për Festivalin pati mjaft reagime pozitive. Në rrjetet sociale shumë prej artistëve i dhanë jehonë Festivalit, duke e ndarë në postime të shumta.

… një impakt ky i suksesit të arritur, duke prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.

The post Artistët vlerësojnë Fest 63, komente pozitive për nivelin artistik e performancën appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
71795