Televizion - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/televizion/ Radio Televiziori Shqiptar Thu, 27 Feb 2025 14:01:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Televizion - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/televizion/ 32 32 222375147 Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj https://www.rtsh-shkodra.live/futboll-kategoria-e-dyte-dhe-trete-flasin-trajneret-celufaj-dhe-kola-si-dhe-futbollistet-gjini-dhe-kukaj/ Thu, 27 Feb 2025 14:01:12 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=77781 Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë...

The post Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë rezervuar për kampionatet e futbollit të kategorisë dytë dhe të tretë.

 Për të folur rreth ecurisë së skuadrave të futbollit të qarkut Shkodër, të ftuar kanë qënë dy trajnerët e futbollit, Bujar Celufaj i KF Shiroka dhe Mario Kola  i Basanias, si dhe dy futbollistët, sulmuesi Jurgen Gjini, kapiten i Tërbunit dhe  mbrojtësi i Veleçikut, Armenis Kukaj.

Emisioni “ Studio Sport”, vjen për amatorët e sportit, çdo të mërkurë në RTSH Shkodra, ora 20:30.

The post Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
77781
“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës https://www.rtsh-shkodra.live/shkodra-elektronike-interviste-ne-mediat-italiane-beatrice-gjergji-rrefen-per-jehonen-e-kenges/ Sun, 23 Feb 2025 13:57:17 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=77353 Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka...

The post “Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka marrë vëmendjen edhe të mediave italiane. Beatriçe Gjergji, e ftuar në një intervist për TGR, ka folur për eksperiencën e saj në Festivalin e Këngës dhe gjithashtu për fitoren e cila për të dhe bashkëpunëtorin Kolë Laca ishte befasi, pasi ata vinin nga muzika elekronike dhe përballja me këngëtarët e afirmuar në Festival dhe konkurrimi me ta, ishte një hap shumë i madh drejt një rruge e cila do ti hapte shumë dyer, rrëfen gjatë intervistës Beatriçe Gjergji. 

Për mediat Italian Beatriçe rrëfen gjithashtu edhe për bashkëpunimin e saj me Kolë Lacën dhe idenë e krijimit të këngës “Zjerm” me motive tradicionale shqiptare e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe diaspora e gjere duke i dhënë fitoren dhe mundësinë për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion 2025 në Bazel të Zvicrës.

Shkodra elektronike pak ditë më parë ka njoftuar edhe përfundimin e xhirimeve për vidioklipin e këngës “Zjerm” e cila shumë shpejt pritet që të publikohet,   ndërsa gjithashtu Grupi Shkodra elektronike ka zbuluar edhe datat e turit që do të përshkojnë përpara se të përformojnë në Eurovizion 2025.

The post “Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
77353
Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event https://www.rtsh-shkodra.live/miss-shqiperia-2025-hapen-zyrtarisht-audicionet-per-vajzat-te-cilat-do-jene-pjesemarrese-ne-kete-event/ Sun, 23 Feb 2025 13:51:10 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=77347 Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27...

The post Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27 të saj. Audicionet e Miss Shqipëria 2025 kanë nisur në studiot e Radio Televizionit Shqiptar.  Edicioni i 27 i Miss Shqipëria do të mbahet në muajin qershor në qytetin e Fierit, më pas do të fillojë periudha e grumbullimit dhe turi i zakonshëm, nëpër disa qytete, në të cilat është mbajtur ky event bukurie ndër vite.

Ky është edicioni i 27 i Miss Shqipërisë, është një shtegtim gjigand nëpër gjithë monumentet e trashëgimisë tonë kulturore. Këtë vit nata finale do të zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit të Fierit. Kjo fazë do të shtegtojë në të gjithë qendrat e qyteteve”, u shpreh producenti dhe regjisori Petri Bozo.

Për shkak të numrit të madh të aplikanteve këtë vit audiocionet kanë nisur më herët se zakonisht.

Këtë vit kemi nisur shumë herët audicionet për vet faktin sepse sapo hapa aplikimet në ëeb-in zyrtar kemi pasur një numër shumë të lartë aplikantesh”, tha Bozo.

Vitin e kaluar Miss Shqipëria u zhvillua në kalanë e Peqinit me kurorëzimin e Klea Llagonia. Miss Shqipëria është eventi me jetëgjatë në Shqipëri dhe  prej shumë vitesh promovon  vlerat historike e kulturore dhe turistike  të vendit çka pritet të ndodhë edhe këtë vit. Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

The post Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
77347
Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë https://www.rtsh-shkodra.live/eurovizion-shkodra-elektronike-mbyll-xhirimet-e-videoklipit-zbulojne-datat-e-turit-ne-europe/ Wed, 19 Feb 2025 06:34:29 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76925 Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në...

The post Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion më 13 maj në Bazel.

Ka qenë vetë dyshja e këngëtarëve Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të cilët kanë njoftuar në rrjetin social Instagram përfundimin e xhirimeve të videoklipit të “Zjerm”.

Por Beatriçja dhe Kola ende nuk kanë dhënë detaje mbi datën e lëshimit të videoklipit të këngës së tyre e cila fitoi zemrat e publikut dhe votat e jurisë në Fest 63.

Më herët, Beatriçja dhe Kola kanë bërë me dije në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH se performanca dhe veshja skenike në Eurosong, do të jetë e njëjtë me atë të Fest 63.

Po ashtu, dyshja e këngëtarëve kanë ndarë me publikun edhe disa detaje mbi vendet të cilat do të “njohin nga afër” këngën “Zjerm” para performimit në Eurovizion.

Shkodra Elektronike ka bërë me dije se më 3 mars do të performojnë në Berlin, më pas në Selanik më 14 mars, duke vijuar me Marseille të Francës më 20 mars, më tej në Oslo më 22 mars, duke vijuar me Amsterdamin më 5 prill, me Manchesterin më 12 prill, më pas me Londrën më 13 prill dhe duke e mbyllur me Madridin më 19 prill.

“Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong të martën e 13 majit.

Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar që të konkurrojë të martën e 13 majit, në gjysmën e dytë të natës së parë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjarr”, me të cilën triumfuan në Festivalin e Këngës.

Përzgjedhja e radhës së interpretimit u bë në mënyrë rastësore përmes shortit. Nga pesë vazo të përgatitura nga EBU-ja për 31 shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinale, Shqipëria u listua në vazon e tretë.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruara si vendet “e mëdha”, janë kualifikuar automatikisht pa u dashur të garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovision, nuk garon në gjysmëfinale.

Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.

The post Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76925
94-vjeçari, Muhamet  Sokoli  në “Histori Sportive” / Veterani  i basketbollit shkodran  rrëfen karrierën e pasur sportive https://www.rtsh-shkodra.live/94-vjecari-muhamet-sokoli-ne-histori-sportive-veterani-i-basketbollit-shkodran-rrefen-karrieren-e-pasur-sportive/ Sat, 15 Feb 2025 13:31:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76646 Më 16 shkurt, Klubi Sportiv Vllaznia mbush plot 106 vite nga formimi i tij duke...

The post 94-vjeçari, Muhamet  Sokoli  në “Histori Sportive” / Veterani  i basketbollit shkodran  rrëfen karrierën e pasur sportive appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Më 16 shkurt, Klubi Sportiv Vllaznia mbush plot 106 vite nga formimi i tij duke qënë klubi i parë sportiv që formohet në Shqipëri.

 Në përkujtim të kësaj date të shënuar, emisioni “Histori Sportive”  në RTSH Shkodra, u ndal tek një personazh shumë i njohur i sportit shkodran, veterani i nderuar i sportit të basketbollit, Muhamet Sokoli.

 Sot, kur ai mban mbi supe plot 94 vite, ai risjell në vemendje fillimet e karrierës së tij sportive, të cilat përkojnë me klubin Tirana duke qënë se aso kohe familja e tij jetonte në Tiranë, për të vazhduar më pas edhe me Partizanin, klube këto, me të cilat fitoi plot shtatë tituj kampion.

Ndërkohë që rikthimi në Shkodër  është një etapë tjetër e ndritur e karrieres së tij sportive, jo vetëm si basketbollist, por edhe si trajner i Vllaznisë për meshkuj dhe femra, për të vijuar edhe në kontributin si mësues i edukimit fizik në shkollat e qytetit të Shkodrës.

Pjesë e këtij emisioni ishte edhe Dhurata Sokoli, e cila, jo vetëm si shoqe e jetës, por edhe bashkëudhëtare e karrieres sportive të bashkëshortit të saj, e cila plotësoi me kujtimet e saj ecurinë e karrieres sportive të Muhamet Sokolit.

The post 94-vjeçari, Muhamet  Sokoli  në “Histori Sportive” / Veterani  i basketbollit shkodran  rrëfen karrierën e pasur sportive appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76646
Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion https://www.rtsh-shkodra.live/sanremo-sonte-nata-finale-fituesi-do-te-shkoje-ne-eurovizion/ Sat, 15 Feb 2025 12:40:09 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76601 Sanremo do të përmbyllet sonte me natën finale ndërsa do të zgjidhet edhe fituesi i...

The post Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sanremo do të përmbyllet sonte me natën finale ndërsa do të zgjidhet edhe fituesi i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion Song Contest 2025.

Sakaq, nata e katërt, ajo dueteve ishte një feste e vërtetë e muzikës italiane dhe jo vetëm në teatrin “Ariston”.

29 artistët konkurues në këtë mbrëmje sollën të interpretuara këngët më të bukura ndër vite, hitet e padiskutueshme të ikonave të muzikës italiane dhe asaj ndërkombëtare.

Në këtë mbrëmje të shumëpritur nga publiku, Carlo Conti kishte zgjedhur të shoqërohej në skenë nga dy bashkëprezantues, Mahmood, fitues i dy edicioneve të Sanremos, si edhe komediania Geppi Cucciari, të cilët i dhuruan ngjyra edhe më të bukura mbrëmjes.

Nata e katërt nisi me një surprizë, Ikona e kinematografisë Roberto Benigni ngjitet në skenën e Sanremos duke rrëmbyer ovacionet dhe duartokitjet e publikut.

I ftuar në këtë mbrëmje ishte gjithashtu edhe aktori dhe prezantuesi Paolo Kesisoglu i cili së bashku me vajzën e tij interpretoi një këngë me një mesazh të fuqishëm për adoleshentët.

Gjithashtu në fund të mbrëmjes u dha edhe çmimi i duetit më të mirë që shkoi për artistët Giorgia dhe Annalisa që interpretuan këngën Skyfull të Adele.

Festivali do të transmetohet drejpërsëdrejti në Radio Tirana 1 dhe RTSH 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

The post Sanremo – Sonte nata finale, fituesi do të shkojë në Eurovizion appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76601
“Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli për femra e meshkuj dhe lojrat me dorë, në fokus të emisionit https://www.rtsh-shkodra.live/studio-sport-ne-rtsh-shkodra-futbolli-per-femra-e-meshkuj-dhe-lojrat-me-dore-ne-fokus-te-emisionit/ Thu, 13 Feb 2025 13:14:23 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76392 Studio Sport, emisioni që transmetohet çdo mesjavë në ekranin e RTSH Shkodra mbrëmjen e së...

The post “Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli për femra e meshkuj dhe lojrat me dorë, në fokus të emisionit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Studio Sport, emisioni që transmetohet çdo mesjavë në ekranin e RTSH Shkodra mbrëmjen e së mërkurës, ka pasur tyre të ftuar special: trajnerin e Vllaznisë në basketbolli meshkuj, Eni Llazani, futbollistin kuqeblu, Esat Mala, dhe trajnerin e Vllaznisë futboll femra, Nikon Leka.

Pjesën e parë të emisionit, vemendjen e ka marrë fitorja e Vllaznisë 3-0 ndaj Bylisit.

Në pjesën e dytë është folur gjërësisht për basketbollin meshkuj, përballjen me Suharekën për Ligën Unike dhe Kupën e Shqipërisë, ku Vllaznia ishte e dyta.

Ndërsa, në pjesën e tretë vemendja është përqëndruar tek futbolli i femrave për dy miqësoret me Prishtinën dhe kryesimin e kampionantit kombëtar.

Në mbyllje të emisionit ka pasur vend edhe për merkaton e volejbollit meshkuj, ku Vllaznia ka bërë dy goditje të rëndësishme duke veshur kuqeblu dy volejbollistë nga Bazili dhe Venezuela.

The post “Studio Sport” në RTSH Shkodra – Futbolli për femra e meshkuj dhe lojrat me dorë, në fokus të emisionit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76392
Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë https://www.rtsh-shkodra.live/nata-e-dyte-e-sanremo-homazh-per-kantautorin-lucio-dalla-ne-skene-interpretuan-15-artiste/ Thu, 13 Feb 2025 11:37:48 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76359 Sikurse nata e parë, edhe nata e dytë e edicionit të 75-të të Festivalit të...

The post Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sikurse nata e parë, edhe nata e dytë e edicionit të 75-të të Festivalit të Sanremos dhuroi emocione dhe spektakël të vërtetë të muzikës Italiane.

Carlo Conti kishte zgjedhur që në këtë mbrëmje të shoqërohej nga supermodelja Bianka Balti, nga kantautori dhe tekstshkruesi Cristiano Malxholio, si edhe nga komediani Nino Frassica.

Spektakli i cili zgjati deri pas mesnate nisi me kategorinë e të rinjve ku Aleks Uajs dhe Setembre kaluan në fazën tjetër.

Nga 29 artistë në garë, në mbrëmjen e dytë interpretuan vetëm 15 prej tyre, ndërsa 14 artistët e tjerë do të interpretojnë sonte në natën e tretë.

Edhe në këtë mbrëmje nuk munguan të ftuarit specialë nga fusha të ndryshme si humori, batutat dhe spektakli i vërtetë.

Një moment i veçantë ishte edhe homazhi që u përcoll për kantautorin Lucio Dalla ku artisti Damiano David riktheu për publikun Italian një nga këngët më të bukura të kantautorit, “Felicita”.

Mbrëmja u mbyll me renditjen e 5 artistëve më të mirë.

Sanremo do të vijojë edhe sonte në mbrëmje me natën e tretë.

Publiku shqiptar mund ta ndjekë festivalin edhe në RTSHMuzikë dhe RTSH2 nën komentin e Elona Jaçellarit dhe Andri Xhahut.

The post Nata e dytë e Sanremo – Homazh për kantautorin Lucio Dalla, në skenë interpretuan 15 artistë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76359
Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen https://www.rtsh-shkodra.live/nata-e-pare-e-sanremos-percolli-muzike-dhe-mesazhe-per-paqen/ Wed, 12 Feb 2025 13:51:35 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76293 Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit...

The post Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit të Sanremos i mbajtur në Teatrin Ariston.

Nën moderimin e Carlo Contit, spektakli i muzikës italiane përcolli emocione, mesazhe paqeje, si edhe muzikë të bukur.

29 artistët në garë interpretuan për herë të parë këngët e tyre për publikun, shoqëruar edhe nga Orkestra e Festivalit të Sanremos.

Në skenë gjatë natës së parë, Carlo Conti, u shoqërua nga dy miqtë e tij, artistë të skenës, prezantuesja Antonella Clerici e cila u rikthye për të tretën herë në Sanremo si edhe prezantuesi televiziv Gerry Scotti, të cilët me sharmin e tyre i shtuan më shumë ngjyra mbrëmjes.

Gjatë mbrëmjes së parë nuk munguan as të ftuarit special. Një moment historik në Festivalin e Sanremos ishte video mesazhi i dërguar nga Papa Françesku .

Papa iu përgjigj ftesës së Carlo Contit për të nënvizuar me zërin e tij momentin që festivali ka vendosur t’i kushtojë thirrjes për paqe.

“I dashur Carlo, e kam ende në zemër kujtimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, majin e kaluar ishe me ne me ngrohtësinë njerëzore që të dallon, në atë moment të bukur në stadiumin Olimpik me fëmijë nga e gjithë bota. Ju e dini, muzika është bukuri, muzika është një instrument paqeje . Është një gjuhë që të gjithë njerëzit, në mënyra të ndryshme, flasin dhe prek zemrën e të gjithëve. Unë jam duke menduar, në këtë moment, për nënën time që më tha dhe më shpjegoi disa pasazhe nga operat, duke më bërë të kuptoj ndjenjën e harmonisë dhe mesazhet që muzika mund të japë. Duke menduar për ftesën tuaj, unë mendoj drejtpërdrejt për shumë fëmijë që nuk mund të këndojnë, nuk mund të këndojnë jetën, dhe të cilët qajnë dhe vuajnë për shkak të shumë padrejtësive në botë. Kjo është ajo që dëshiroj më shumë, të shoh ata që e kanë urryer njëri-tjetrin duke shtrënguar duart dhe të përqafohen, paqja është e mundur! Sot po e bëni dhe po e bëni të thuhet përmes muzikës “, nënvozoi Papa në mesazhin e tij. 

Një apel që iu besua dy të ftuarave të tjera të mbrëmjes, këngëtarja izraelite Noa dhe kolegia e saj palestineze Mira Aëad, të cilat performuan “Imagine” të John Lennon , në nje version të kënduar në 3 gjuhë të ndryshme.

Publiku Italian u elektrizua edhe më shumë kur në skenë u ngjit Jovanoti, i cili solli disa performanca në skenë.

Momenti kulminant i mbrëmjes ishte pikërisht përzgjedhja e 5 artistëve të cilët u renditën si më të mirët e natës së parë, nga dhoma e shtypit. Pesë më të mirët e konkursit të këngës ishin Brunori Sas, Giorgia, Lucio Corsi (Lucio Korsi), Simone Cristicchi (Simone Kritici) dhe Achille Lauro(Akile Lauro).

Edhe sonte në natën e dytë, Festivali i Sanremos do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTSH 2 dhe RTSH muzikë, ndërsa nata e 4-t dhe finalja do të transmetohen drejtpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1.

The post Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76293
Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Methasani, Lika dhe Kurti, analizojnë kuqeblutë https://www.rtsh-shkodra.live/fitorja-e-vllaznise-ne-rtsh-shkodra-methasani-lika-dhe-kurti-analizojne-kuqeblute/ Mon, 10 Feb 2025 14:04:41 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=76126 Fitorja e Vllaznisë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0, takim ky i vlefshëm për javën e...

The post Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Methasani, Lika dhe Kurti, analizojnë kuqeblutë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Fitorja e Vllaznisë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0, takim ky i vlefshëm për javën e 24-të të Abissnet Superiore, është analizuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes” transmetuar në RTSH Shkodra mbrëmjen e së dielës. Gazetari i mirënjohur sportiv, Dëfrim Methasani, në lidhje direkte nga Tirana, vlerësoi fitoren e kuqebluve duke i konsideruar pretendentë kryesorë të titull.

Vlerësime pozitive për fitoren e kuqebluve ndaj ballshiotëve, përcollën edhe dy trajnerët e futbollit të ftuarit në studio, Haris Lika dhe Valmir Kurti.

Me këtë fitore të pastër ndaj Bylisit, Vllaznia është e dyta në renditje pas Egnatias kryesuese, ndërkohë që për javën e 25-të luan në transfertë me Dinamon.

The post Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Methasani, Lika dhe Kurti, analizojnë kuqeblutë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
76126