Vip & Spektakël - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/vip-spektakel/ Radio Televiziori Shqiptar Thu, 19 Sep 2024 08:38:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.1 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Vip & Spektakël - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/kulture/vip-spektakel/ 32 32 222375147 Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin https://www.rtsh-shkodra.live/rita-ora-flet-per-raportin-me-bashkeshortin-e-saj-taika-waititi-n-frymezojme-njeri-tjetrin/ Thu, 19 Sep 2024 08:37:57 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=59716 Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n Çifti kanë...

The post Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n Çifti kanë qenë të hapur për fansat për jetën e tyre private, dhe shpesh herë ndajnë momente nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë së bashku.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve ‘Emmy Awards 2024’ këngëtarja ka bërë edhe një koment të veçantë për të shoqin.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr”, ka thënë ajo. Sipas ‘People’ Rita ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur Waititin për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”. Këngëtarja dhe regjizori u martuan në gusht të viti 2022 në një ceremoni private.

The post Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
59716
Bashkëpunime, plane për dasmë dhe lot gëzimi, Era Rusi rrëfehet për “Mirëmëngjesi Shqipëri”: Ja pengu im https://www.rtsh-shkodra.live/bashkepunime-plane-per-dasme-dhe-lot-gezimi-era-rusi-rrefehet-per-miremengjesi-shqiperi-ja-pengu-im/ Wed, 04 Sep 2024 07:34:49 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=57792 Këngëtarja Era Rusi në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer detaje nga karriera,...

The post Bashkëpunime, plane për dasmë dhe lot gëzimi, Era Rusi rrëfehet për “Mirëmëngjesi Shqipëri”: Ja pengu im appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Këngëtarja Era Rusi në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka rrëfyer detaje nga karriera, planet për bashkëpunime, pishmanet që ka, dëshira për të prekur skenën e Eurovision, si dhe jeta e saj personale.

Këngëtarja Rusi ka deklaruar se e sheh veten në Eurovision, por nuk ka ardhur ende momenti i saj.

Jam gjithnjë pro festivaleve. Unë jam rritur me festivalet. Ajo fryma e festivaleve të rrit. Ka tjetër atmosferë, adrenalinë.

E shoh veten në Eurvision. Por nuk ka ardhur momenti. Çdo gjë është e shkruar.

E sigurt që këtë vit nuk jam në festival. Eurovision është shumë kompleks. Ka pasur momente kur kanë qenë skupe, si dhe momente kur kanë qenë shumë profesionale.

Ne nuk jemi në fazën për tu paraqitur me këto gjërat eksperimentale, sepse duam të tregojmë ende se sa talente kemi”, deklaroi Rusi.

Këngëtarja u shpreh se është në bisedime me disa artistë shqiptarë për këngë e bashkëpunime të reja.

Do doja të kisha një bashkëpunim por nuk ja arritëm dot.

Jam në Këngë Magjike dhe mendoj se mund të arrij të realizoj një videoklip të fundit, por nuk e di ende. Kemi shumë artistë të mirë, por jam me disa që jam në bisedime”, tha ajo, ndërsa rrëfeu dhe një prej pishmaneve që i ka mbetur: “Në ka një peng, është që nuk arrita dot të shoh një koncert të Tina Turner. Për pak nuk do arrija të shihja as Celine Dion”.

Këngëtarja Rusi ka rrëfyer më tej edhe një prej momenteve që i ka mbetur në memorie, ndërsa performonte në dasma.

Momente të bukura ka plot, po ka qenë një nuse që kërceu me babanë një këngë që unë e kisha menduar që unë tra kërceja në dasëm me babanë tim. Mos, thashë, ma mori. Vërtetë që çiftet impenjohen shumë për ditën e tyre.

Për mua tradicionalja është më e bukura, momenti kur babai përcjell vajzën në altar”, u shpreh Rusi.

Pyetur për planet e saj për martesë dhe nëse ka derdhur ndonjëherë lot gëzimi, Era Rusi u përgjigj duke thënë se  “Nuk e kam vendosur akoma, në verë jo njëherë sepse kam sezon dhe po të dua s’më vjen njeri. Kam gjetur paqen. Më jep qetësi.  Kam qarë nga gëzimi”, tha Rusi duke nënkuptuar se ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj dhe lotët i atribuohen pikërisht këtij momenti.

The post Bashkëpunime, plane për dasmë dhe lot gëzimi, Era Rusi rrëfehet për “Mirëmëngjesi Shqipëri”: Ja pengu im appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
57792
SAG 2024: Lista e plotë e të nominuarve dhe fituesve https://www.rtsh-shkodra.live/sag-2024-lista-e-plote-e-te-nominuarve-dhe-fituesve/ Mon, 26 Feb 2024 10:48:41 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=30262 Çmimet SAG u zhvilluan të shtunën në Los Angeles, duke nderuar interpretimet më të mira...

The post SAG 2024: Lista e plotë e të nominuarve dhe fituesve appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Çmimet SAG u zhvilluan të shtunën në Los Angeles, duke nderuar interpretimet më të mira të aktrimit të vitit në TV dhe film, sipas BBC.

“Oppenheimer” ishte fituesi i natës, duke forcuar statusin e tij si kryesues përpara çmimeve “Oscar” më 10 mars.

Gjithashtu pati çmime edhe për yllin e “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph dhe Lily Gladstone në “Killers of the Flower Moon”.

Më poshtë vijon lista e fituesve dhe të nominuarve të Çmimit SAG (Screen Actors Guild -Shoqata e aktorëve të ekranit):

Kategoritë e filmave

Aktori më i mirë

FITUES: Cillian Murphy – “Oppenheimer”

Bradley Cooper – “Maestro”

Colman Domingo – “Rustin”

Paul Giamatti – “The Holdovers”

Jeffrey Wright – American Fiction

Aktorja më e mirë

FITUESE: Lily Gladstone – “Killers of the Flower Moon”

Annette Bening – “Nyad”

Carey Mulligan – “Maestro”

Margot Robbie – “Barbie”

Emma Stone – “Poor Things”

Aktori më i mirë dytësor

FITUES: Robert Downey Jr. – “Oppenheimer”

Sterling K. Brown – “American Fiction”

Willem Dafoe – “Poor Things”

Robert De Niro – “Killers of the Flower Moon”

Ryan Gosling – “Barbie”

Aktorja më e mirë në rol dytësor

FITUESE: Da’Vine Joy Randolph – “The Holdovers”

Emily Blunt – “Oppenheimer”

Danielle Brooks – “The Color Purple”

Penélope Cruz – “Ferrari”

Jodie Foster – “Nyad”

Performanca e jashtëzakonshme nga kasta

FITUES: “Oppenheimer”

American Fiction

Barbie

The Color Purple

Killers of the Flower Moon

Kategoritë televizive

Aktori më i mirë në një film televiziv ose serial 

FITUES: Steven Yeun – “Beef”

Matt Bomer – “Fellow Travelers”

Jon Hamm – “Fargo”

David Oyelowo – “Lawmen: Bass Reeves”

Tony Shalhoub – “Mr. Monk’s Last Case: A Monk Movie”

Aktorja më e mirë në një film televiziv ose serial 

FITUES: Ali Wong – “Beef”

Uzo Aduba – “Painkiller”

Kathryn Hahn – “Tiny Beautiful Things”

Brie Larson – “Lessons in Chemistry”

Bel Powley – “A Small Light”

Aktori më i mirë në një serial dramatik

FITUES: Pedro Pascal – “The Last of Us”

Brian Cox – “Succession”

Billy Crudup – “The Morning Show”

Kieran Culkin – “Succession”

Matthew Macfadyen – “Succession”

Aktorja më e mirë në një serial dramatik

FITUESE: Elizabeth Debicki – “The Crown”

Jennifer Aniston – “The Morning Show”

Bella Ramsey – “The Last of Us”

Keri Russell – “The Diplomat”

Sarah Snook – “Succession”

Aktori më i mirë në një serial komedi

FITUES: Jeremy Allen White – “The Bear”

Brett Goldstein – “Ted Lasso”

Bill Hader – “Barry”

Ebon Moss-Bachrach – “Bear”

Jason Sudeikis – “Ted Lasso”

Aktorja më e mirë në një serial komedi

FITUESE: Ayo Edebiri – “Bear”

Alex Borstein – “The Marvelous Mrs. Maisel”

Rachel Brosnahan – “The Marvelous Mrs. Maisel”

Quinta Brunson – “Abbott Elementary”

Hannah Waddingham – “Ted Lasso”  //a.i/

The post SAG 2024: Lista e plotë e të nominuarve dhe fituesve appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
30262
Çmimet SAG 2024, “Oppenheimer” kryeson përpara “Oscars” https://www.rtsh-shkodra.live/cmimet-sag-2024-oppenheimer-kryeson-perpara-oscars/ Mon, 26 Feb 2024 10:44:58 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=30257 “Oppenheimer” ka vazhduar të kryesojë në edicionin e Çmimeve Screen Actors Guild (SAG), sipas BBC....

The post Çmimet SAG 2024, “Oppenheimer” kryeson përpara “Oscars” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
“Oppenheimer” ka vazhduar të kryesojë në edicionin e Çmimeve Screen Actors Guild (SAG), sipas BBC.

Filmi i regjisorit, Christopher Nolan fitoi kastin më të mirë të filmit, ndërsa Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr fituan çmime individuale të aktrimit.

Duke pranuar çmimin kryesor në emër të kastit, Sir Kenneth Branagh tha se të gjithë ishin mirënjohës, të përulur dhe krenarë.

Çmimi për kastin më të mirë të filmit shihet si nderi më i lartë në “SAG Awards”.

Fituesit në ceremoninë vjetore, të mbajtur në Los Anxhelos votohen nga aktorë të tjerë.

Ylli i “Killers of the Flower Moon”, Lily Gladstone u zgjodh si aktorja më e mirë kryesore.

Ylli i “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor, një çmim që ajo e ka fituar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit të çmimeve dhe është pothuajse e sigurt që do ta marrë në çmimet Oscar.

Robert Downey Jr i “Oppenheimer”, i cili po ashtu ka dominuar kategorinë e tij, u shpall aktori më i mirë në rol dytësor.

Ai e përshkroi çmimin si “tepër kuptimplotë” dhe pranoi statusin e tij të kandidatit kryesor për Oscar duke pyetur: “Pse unë, pse tani, pse gjërat po ecin sipas mënyrës sime?”

Fituesit në kategoritë televizive përfshinin Ali Wong dhe Steven Yeun për serialin e Netflix “Beef”, dhe Pedro Pascal për dramën post-apokaliptike “The Last of Us”.

“The Bear” u zgjodh për kastin më të mirë të komedisë, ndërsa “Succession” fitoi kastin më të mirë të dramës për sezonin e tij të katërt dhe të fundit të vlerësuar nga kritikët.

Ylli i “Morning Show”, Jennifer Aniston dhe Bradley Cooper i dhanë çmimin për arritje në karrierë aktores veterane Barbra Streisand.

“Është një privilegj të jesh pjesë e këtij profesioni. Për disa orë, njerëzit mund të ulen në teatër dhe të shpëtojnë nga problemet e tyre.. çfarë ideje”, tha Streisand.//a.i/

The post Çmimet SAG 2024, “Oppenheimer” kryeson përpara “Oscars” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
30257
“Një natë sa një jetë”, Rovena Dilo, artistja që tingujt e pentagramit i skaliti në vargje edhe si poete https://www.rtsh-shkodra.live/nje-nate-sa-nje-jete-rovena-dilo-artistja-qe-tingujt-e-pentagramit-i-skaliti-ne-vargje-edhe-si-poete/ Mon, 29 Jan 2024 08:09:38 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=23712 Artistja Rovena Dilo ka qenë personazhi kryesor i spektaklit të së dielës në mbrëmje në...

The post “Një natë sa një jetë”, Rovena Dilo, artistja që tingujt e pentagramit i skaliti në vargje edhe si poete appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Artistja Rovena Dilo ka qenë personazhi kryesor i spektaklit të së dielës në mbrëmje në RTSH “Një natë sa një jetë” të drejtuar nga Blerta Tafani, ku për herë të parë ajo ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për publikun lidhur me rrugëtimin e saj në botën plot sfida të artit.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe disa artistë mjaft të njohur nga bota e muzikës, si maestro Endri Sina, poetja Luljeta Dano dhe Romina Lulo, të gjithë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të Rovenës.

Në rrëfimin e saj për rrugëtimin e saj në botën e muzikës, publiku i gjerë ka mësuar se Rovena është edhe autorja e disa prej këngëve shumë të njohura si “Dorëzohem” etj., që mbajnë firmën e saj dhe kompozimeve të disa prej personaliteteve më të njohura në botën e muzikës si Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Endri Sina, Alfred Kaçinari, Gazmend Mullai etj.

“Duket sikur i projektojmë vetë gjërat e bukura në jetë. Kam pasur fatin të punoj me më të mirët. Ndonëse të rinj, ishin të talentuar. Kam punuar me kompozitorë shumë të mirë si Gjebrea, Mullai, Kaçinari, Pirro Çako etj.”, tha Rovena.

Por ajo në këtë mbrëmje magjike muzikore, ka folur edhe për rrugëtimin e saj në RTSH, duke qenë në krah të Adi Krastës.

“RTSH është shtëpia ime. E kam  nisur si prezantuese me Adi Krastën në RTSH. Nuk takohemi më. Nuk shihemi më, madje as më fton më. Ka qenë përvojë e bukur. RTSH është  shtëpia ime. Gëzohem për studiot e bukura, si për shtëpinë time”, tha Rovena.

Po nga RTSH-ja ka nisur edhe shtegëtimi i saj në botën magjike të tingujve të pentagramit, ku në studiot e RTSH Rovena ka bërë edhe demon e parë si këngëtare, demo që i hapi dyert në Greqi ku nisi dhe karrierën e mirëfilltë si këngëtare.

“Më pëlqejnë sfidat. Kam lindur për të qenë artiste. Kanë qenë shumë të rinj që më kërkonin që të merrja pjesë në dasmat e tyre, ngjarjet festive, por refuzoja. Më vjen keq që kam refuzuar. Kam bërë gabim. Mendoja atëherë se dasma ishte diçka jashtë meje. As sot nuk arrij ta shpjegoj pse e bëja. Mjaft tekste si p.sh kënga ‘Dorëzohem’ i kam bërë vetë. I mbaj gjatë nëpër duar e mëndje vargjet.”, tha Rovena.  

Sipas saj, aktualisht kënga shqiptare ka tekste banale dhe amatore.

“Kam pasur një qasje ndaj letërsisë. Nuk jam poete, por letërsinë e kam dashur. Vuaj kur dëgjoj këngë me vargje të turpshme, banale. Me atë muzikën që dëgjohet sot rritet agresiviteti.”, komentoi Rovena.

Miqtë e Rovenës

Maestro Endri Sina ka sjellë në spektaklin “Një natë sa një jetë” përvojën e bashkëpunimit të tij me Rovena Dilon, ku ka evidentuar ndjeshmërinë e vokalit, të interpretimit, si dhe të vargjeve që ajo ka shkruar.

“Janë kohë të vështira për muzikë  të mirë tani, por ndjehem i privilegjuar për bashkëpunimin që kam pasur me Rovin. Më ka befasuar me tekstet që ajo shkruan, por dhe me ndjeshmërinë dhe delikatsën me të cilën ajo ka kënduar dhe këndon”, tha Sina.

Ndërsa shkrimtarja Luljeta Dano ka sjellë përvojën e bashkëpunimit me Rovenën, sa i përket këngës “Eja në Shkodër”, ku vargjet i ka shkruar Dano.

“Eja në Shkodër” e kam shkruar për 10 minuta. Rovi e ka kënduar atë këngë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Dano.

Fabian Basha ka komentuar bashkëpunimin tepër të veçantë me Rovenën, pasi ishin profile krejt të ndryshme muzikore.

“Gjebrea na propozoi një bashkëpunim. Pata dyshime të arsyeshme për këtë bashkëpunim pasi ishim natyra të ndryshme muzikore. Ne te ritmi, ajo te balada. U ndërtuan dhjetëra demo dhe më në fund ia dolëm. Rovi jep shpirtin kur përfshihet.”, tha Basha.  

The post “Një natë sa një jetë”, Rovena Dilo, artistja që tingujt e pentagramit i skaliti në vargje edhe si poete appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
23712
Madonna paditet për fillimin e koncerteve me dy orë vonesë https://www.rtsh-shkodra.live/madonna-paditet-per-fillimin-e-koncerteve-me-dy-ore-vonese/ Fri, 19 Jan 2024 11:08:11 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=21145 Madonna është paditur nga një çift që kishte blerë bileta, për përballje me vështirësi të...

The post Madonna paditet për fillimin e koncerteve me dy orë vonesë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Madonna është paditur nga një çift që kishte blerë bileta, për përballje me vështirësi të mëdha, në fillimin e koncerteve të saj të fundit të Brooklyn, në kuadër të “Celebration Tour”, tregojnë të dhënat një gjykate amerikane, sipas CNN.

Një padi e re kundër artistes, e ngritur të mërkurën në Nju Jork, e akuzon atë për reklama të rreme dhe keqinterpretim nga pakujdesia pasi këngëtarja filloi koncertet e saj në Brooklyn’s Barclays Center muajin e kaluar pas orës 22:30 në të tre netët, kur në biletë thuhej se koncertet do të fillonin në orën 20:30.

Padia pretendon se shumica e pjesëmarrësve të koncerteve largoheshin pas orës 01:00 çdo natë, duke u shkaktuar atyre shqetësime të konsiderueshme, përfshirë përballjen me transport të kufizuar publik, ndarje të kufizuar të udhëtimit dhe/ose rritje të kostove të transportit publik dhe privat në atë orë të vonë”.

”Përveç kësaj, shumë nga ata që kishin blerë bileta, duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë dhe/ose të kujdeseshin për përgjegjësitë e tyre familjare të nesërmen”, thuhej në ankesë.

Padia citon Madonën si të paditur, së bashku me operatorin turistik dhe promovuesin Live Nation Worldwide, Inc, Live Nation M Tours dhe Brooklyn Events Center, LLC.

Padia përfshin mbajtësit e biletave për turneun e saj në të gjithë SHBA-në dhe paditësit po kërkojnë një shumë të pazbuluar në dëmshpërblim për t’u përcaktuar në gjyq.

Paditësit e përfshirë në padinë e propozuar të grupit “kërkojnë gjykim kundër të pandehurve për dëmet aktuale dhe pasojat”.

CNN ka kontaktuar me përfaqësuesit e Madonna për koment, si dhe ata për Live Nation dhe Barclays Center.

Koncertet në Brooklyn në fjalë u zhvilluan më 13, 14 dhe 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe përbënin fillimin e pjesës së Amerikës së Veriut të “Celebration Tour” të Madonës.

Shfaqjet fillimisht ishin planifikuar për në korrik të vitit 2023, por duhej të riplanifikoheshin pasi Madonna u shtrua në spital qershorin e kaluar pasi zhvilloi një infeksion të rëndë bakterial.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna përballet me probleme ligjore për fillimin e shfaqjeve të saj më shumë se me vonesë.

Në vitin 2019, gjatë turneut të saj teatror “Madame X”, ikona e popit u padit në mënyrë të ngjashme për fillimin e shfaqjes së saj në orën 22:30.

Ajo padi pretendonte se ndryshimi në orarin e fillimit të ”Madame X Tour” të Madonna ishte një shkelje e kontratës midis këngëtares dhe blerësit të biletës.

The post Madonna paditet për fillimin e koncerteve me dy orë vonesë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
21145
Zbulohet shkaku i vdekjes së Matthew Perry, yllit të serialit “Friends” https://www.rtsh-shkodra.live/zbulohet-shkaku-i-vdekjes-se-matthew-perry-yllit-te-serialit-friends/ Sat, 16 Dec 2023 11:15:42 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=16800 Ndarja nga jeta e një prej personazheve më karizmatik të serialit “Friends”, trishtoi shumë fansa...

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së Matthew Perry, yllit të serialit “Friends” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ndarja nga jeta e një prej personazheve më karizmatik të serialit “Friends”, trishtoi shumë fansa si dhe solli edhe aludime të ndryshe të asaj çfarë mudn të kishte shkatkuar këtë vdekje të papritur. Matthew Perry u gjet i mbytur në vaskën e tij në moshën 54-vjeçare.

Sipas zyrtarëve mjekësor në Los Angeles, shkak ka qenë efekti akut i ketaminës.

Shkaqe të tjera që kontribuojnë në vdekjen e 54-vjeçarit u dhanë si sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, e cila përdoret për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve, tha në një deklaratë ekzaminuesi mjekësor i LA Country.

“Në nivelet e larta të ketaminës që gjenden në ekzemplarët e tij të gjakut pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni i frymëmarrjes”. Zëvendës ekzaminuesi i lartë mjekësor Raffi Djabourian shkroi, sipas Press Association.

” Mbytja kontribuon për shkak të gjasave për t’u zhytur në pishinë pasi ai ra në pavetëdije; Sëmundja e arterieve koronare kontribuon për shkak të përkeqësimit të efekteve të miokardit të shkaktuara nga ketamina në zemër.”

Ai u gjet i pavetëdijshëm në shtëpinë e tij më 28 tetor dhe mjekët e ndihmës e konfirmuan vdekjen e tij kur u thirrën në vendngjarje.

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së Matthew Perry, yllit të serialit “Friends” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
16800
Festivali i 62 i Këngës në RTSH, Elton Deda: Të krijojmë një standard që muzika shqiptare të lëvizë në drejtimin e duhur https://www.rtsh-shkodra.live/festivali-i-62-i-kenges-ne-rtsh-elton-deda-te-krijojme-nje-standard-qe-muzika-shqiptare-te-levize-ne-drejtimin-e-duhur/ Wed, 01 Nov 2023 16:59:53 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=9830 Muzikanti i njohur Elton Deda i cili do të jetë drejtuesit i bandit dhe pianist...

The post Festivali i 62 i Këngës në RTSH, Elton Deda: Të krijojmë një standard që muzika shqiptare të lëvizë në drejtimin e duhur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Muzikanti i njohur Elton Deda i cili do të jetë drejtuesit i bandit dhe pianist i festivalit të 62 të Këngës në RTSH, theksoi se me këtë event muzikor, synohet që t’i jepet një tjetër standard muzikës shqiptare.

Duke folur në konferencën e realizuesve të festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Deda theksoi se ngjarja më e madhe muzikore e vitit ka në objektiv që të lëvizë në drejtimin e duhur.

Ideja e këtij festivali të 62’, është që ne të krijojmë një standard që ne të lëvizim muzikën e duhur shqiptare.

Ky është mesazhi im për të gjithë. Kam qenë pjesë e komisionit përzgjedhës, i larguar nga paragjykimet por i orientuar drejt muzikës pop dhe të bukur që sot e dëgjojmë në botë dhe jep mesazhe të bukura dhe drejt asaj duhet të shkojmë”, u shpreh muzikanti Deda.  

Ai theksoi se RTSH-ja është një institucion që me ketë festival do t’i japë një fytyrë të atillë festivalit të 62’ që t’i rezistojë kohërave.

Ne sjellim këngë sa më të mira, këngë të cilat kanë tekst. Muzika në të gjithë botën është në regres sa më shumë kemi mundësi sidomos kur është një institucion si RTSH, që të ketë mundësinë të luftojë të keqen, kjo është gjëja më e mirë.  

Ne mendojmë që t’i japim një fytyrë festivalit që ky të mos jetë sot për sot, por të jetë sot edhe për mot. Kështu duhet të vazhdohet me vizion”, u shpreh Deda.

Muzikanti Deda inkurajoi të gjithë orkestruesit, dirigjentët dhe kompozitorët duke theksuar se do të ketë një bashkëpunim “jo vetëm nga ana teknike por edhe shpirtërore. Shpeshherë këngët janë vërtet të shkruara në nota, por ato nota duhet shpirt për t’i luajtur. Në momentin që ne e arrijmë këtë gjë, festivali ka për të pasur një sukses akoma më të garantuar.

The post Festivali i 62 i Këngës në RTSH, Elton Deda: Të krijojmë një standard që muzika shqiptare të lëvizë në drejtimin e duhur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
9830
Fest 62, prezantohet ekipi realizues, emra të famshëm nga fusha e muzikës, skenarit dhe regjisë skenike https://www.rtsh-shkodra.live/fest-62-prezantohet-ekipi-realizues-emra-te-famshem-nga-fusha-e-muzikes-skenarit-dhe-regjise-skenike/ Wed, 01 Nov 2023 16:55:18 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=9827 Personalitete të jetës artistike në Shqipëri në fushën e muzikës, letrave, si dhe artit skenik,...

The post Fest 62, prezantohet ekipi realizues, emra të famshëm nga fusha e muzikës, skenarit dhe regjisë skenike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Personalitete të jetës artistike në Shqipëri në fushën e muzikës, letrave, si dhe artit skenik, kanë zbardhur disa prej detajeve të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH, që është ngjarja më e rëndësishme muzikore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha trojet shqiptare.

Drejtori artistik i Fest 62, Bojken Lako, skenaristi i këtij eventi, Enkel Demi, kantautori dhe një prej figurave të spikatura të muzikës shqiptare, Elton Deda, prezantuesja Adriana Matoshi, si dhe regjisori i njohur Pali Kuke, do të jetë ekipi i cili do të realizojë ngjarjen e shumë pritur muzikore. Ndërsa drejtor i Fest 62 do të jetë drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza.

Në konferencën për shtyp zhvilluar për këtë event, Drejtori artistik i Fest 62, Bojken Lako, në fjalën e tij prezantuese theksoi jo vetëm rëndësinë e kësaj ngjarje muzikore, por edhe përkushtimin e të gjitha niveleve drejtuese në RTSH që Fest 62 të jetë në nivelin më të lartë artistik.   

“Kemi filluar punën disa muaj më parë. Ka qenë një rrugëtim plot sfida deri në përzgjedhjen e materialeve në mënyrë që të kemi një paraqitje sa më të mirë të këtij edicioni”, theksoi Lako.

Enkel Demi: Juria do e ketë të vështirë

Ndërsa Enkel Demi, një figurë e njohur në fushën e moderimit të emisioneve, por edhe si shkrimtar, do të jetë skenaristi i Fest 62. Sipas tij, ky do të jetë një edicion i jashtëzakonshëm.

“Është një ngjarje e madhe për të gjithë tregun muzikor. Festivali ka vështërsitë e veta. Kthehem si skenarist në këtë festival. Arma jonë më e fortë në këtë festival do të jetë muzika dhe këtu parashikoj që juria do yta ketë mjaft të vështirë që të zgjedhë çmimin e parë’, tha Demi.

Pali Kuke: Kush këndon në Festivalin e RTSH fama i ndjek gjithë jetën  

Ndërsa regjisori i njohur, Pali Kuke, e përmblodhi famën e Festivalit që organizon RTSH me një fjali të vetme duke u shprehur se “kush shkel në këtë festival bëhet VIP i skenës tërë jetën”.

“Kjo famë i shoqëron kur hypin në këtë skenë. Është festivali ndër më të vjetrit në Evropë. Para 20 vitesh shkuam për herë të parë parë në festivalin Evropian. Ka materiale shumë të mira muzikore, por do të ketë edhe shumë shoë. Gjithësesi, suprizat nuk do të zbulohen që tani”, tha Kuke.

The post Fest 62, prezantohet ekipi realizues, emra të famshëm nga fusha e muzikës, skenarit dhe regjisë skenike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
9827
Jeta e trazuar e yllit të “Friends”, Matthew Perry. Nga varësia ndaj alkoolit deri sa mbylli sytë në moshën 54-vjeçare https://www.rtsh-shkodra.live/jeta-e-trazuar-e-yllit-te-friends-matthew-perry-nga-varesia-ndaj-alkoolit-deri-sa-mbylli-syte-ne-moshen-54-vjecare/ Mon, 30 Oct 2023 08:13:23 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=9280 ktori Matthew Perry, i cili luajti rolin e Chandler Bing në serialin e njohur televiziv...

The post Jeta e trazuar e yllit të “Friends”, Matthew Perry. Nga varësia ndaj alkoolit deri sa mbylli sytë në moshën 54-vjeçare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
ktori Matthew Perry, i cili luajti rolin e Chandler Bing në serialin e njohur televiziv të viteve 1990, “Friends”, ndërroi jetë të shtunën ku deri më tani dyshohet se është mbytur në një vaskë me ujë të nxehtë. Ai ishte 54 vjeç.

Aktori u gjet i pavetëdijshëm në xhakuzin e tij pasi luajti dy orë me top në Riviera afër shtëpisë së tij në lagjen Pacific Palisades të Los Anxhelosit.

Pasi u kthye nga loja, ai i kërkoi ndihmësit të tij që të kryente disa punë. Kur asistenti u kthye dy orë më vonë, ai e gjeti Perry-n që nuk reagonte në vaskë dhe thirri 911, raporton TMZ, duke cituar autoritetet policore.

Disa burime të tjera thanë se Perry pësoi një arrest kardiak ndërsa ishte në xhakuzi.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey i tha CNN-it se morën një telefonatë te 911 në orën 16:07 me kohën lokale.

Postimi i fundit i Perry në Instagram, më 23 tetor – pesë ditë para vdekjes së tij – përfshinte një fotografi të të ulur në pishinë ose xhakuzi gjatë natës, me fjalët: “Oh, sa i ngrohtë qenka uji! Jam Mattman”.

Aktualisht Perry nuk po luante në ndonjë rol ndërsa postonte rregullisht në llogarinë e tij në Instagram.

“Mattman” është një emër që Perry kishte përdorur ditët e fundit ndërsa postonte në mediat sociale, shpesh duke përfshirë referenca dhe imazhe në lidhje me Batman. Ky emër ishte gjithashtu një emërtim që ai e kishte lidhur me çështjet e shëndetit mendor.

Një ditë para fotos së vaskës së nxehtë, ai shkroi krahas një videoje. “A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them? – Unë jam Mattman”. Dhe të martën ai shkroi: “Le t’i bëjmë stigmat, stigmë. – Unë jam Mattman #shëndet mendor.”

Aktori ka pasur varësi nga alkooli në fillimet e serialit Friends.

“Por në kohën kur isha 34 vjeç, isha vërtet në telashe”, tha Perry për People.

Në vitin 2021 ai u shfaq në ribashkimin e veçantë televiziv të Friends së bashku me pesë yjet e tjerë, për të kujtuar trashëgiminë e shfaqjes.

“Por ka pasur vite që kam qenë esëll gjatë asaj kohe. Sezoni 9 ishte viti që unë isha i matur gjatë gjithë kohës. Dhe në atë sezon kur u nominova për aktorin më të mirë [në Emmys]? Unë thashë: “Kjo duhet të më tregojë diçka.”

Perry tha se gjithçka erdhi duke u përkeqësuar ndërsa ai plakej duke përfshirë përdorimin e 55 pilulave Vicodin çdo ditë në një moment kur ai luante në Friends.

“Nuk dija si të ndaloja” tha Perry.

“Nëse policia do të vinte në shtëpinë time dhe do të thoshte: “Nëse pi sonte, do të të çojmë në burg”, unë do të filloja të bëja valixhet gati”

Perry kaloi periudha të gjata rehabilitimi dhe 14 operacioneve në stomak gjatë gjithë jetës së tij.

“Jennifer Aniston më mori mënjanë një herë dhe më tha ‘E di që pi’”, tha Perry. “Dhe unë thashë: “Nga e di ti?” Dhe ajo tha “Po mund ta nuhas fare lehtë”.

Ndërveprimi nuk e ndaloi atë të përdorte drogë, dhe do të vazhdonte ta kontrollonte atë për pjesën tjetër të jetës së tij – edhe për dekada pasi shfaqja ndaloi xhirimet.

Në fakt, i gjithë kasti i Friends e “shpëtoi” ndaj varësisë së tij nga alkooli.  

[Shokët e mi] ishin të kuptueshëm dhe ishin të durueshëm. Mund të thuhet se [realizimi i shfaqjes] më shpëtoi” tha aktori për People.

Vitin e fundit, Perry i kushtoi kohën rrëfimit të historisë së tij të varësisë dhe rehabilitimit me shpresën e shprehur se fjalët e tij do të ndihmonin njerëzit e tjerë që po kalonin një situatë të ngjashme.

“Natyrisht, për shkak se isha në “Friends”, më shumë njerëz do të më dëgjojnë. Kështu që unë duhet të përfitoj nga kjo dhe duhet të ndihmoj sa më shumë njerëz që të mundem”, tha Perry për Diane Saëyer për ABC News në tetor të vitit të kaluar.

“Kur dikush ju thërret për ndihmë dhe ju thotë: “Jam në telashe”, çfarë doni t’i thoni në fillim?” Pyeti Sojer.

“Unë them, ‘Ejani. Le të flasim’,” tha Perry. Dhe ndiqni, dhe ndihmoni personin, dhe unë shoh dritën që ndizet në sytë e tyre. Unë e kam përgjigjen për shkak të pengesave kaq shumë. Unë mund t’i ndihmoja.”

Lloji i mesazhit që mendoj se jap me këtë libër është mos u dorëzo. Ka një dorë ndihme atje jashtë. Nëse nuk do të merrja ndihmë, nuk do të isha këtu. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e dikujt që di më shumë se ju për këto gjëra dhe thjesht ti duhet t’i dëgjosh ata”, tha Perry.

The post Jeta e trazuar e yllit të “Friends”, Matthew Perry. Nga varësia ndaj alkoolit deri sa mbylli sytë në moshën 54-vjeçare appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
9280