Lajme

Kumbaro: 9.7 mln turistë të huaj nga janari në shtator. Strategjia e re, krijimi i 6 rajoneve turistike

Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë, nga janari në shtator të këtij viti është 9.7 milionë. Shifrën e bëri me dije Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, gjatë analizës së sezonit turistik veror 2024.

9,7 milionë vizitorë të huaj që kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm. Janë tregues i një turizmi që rritet bashkë me ambiciet tona për të konsoliduar një ofertë me nivelet më të larta të cilësisë, standardeve dhe mikpritjes”, tha ministrja.

Teksa prezantoi Strategjinë e re Kombëtare të Turizmit nën vizionin e Shqipërisë turistike 2030, Kumbaro tha se projekti parashikon edhe ndarjen e vendit në 6 rajone turistike, konkretisht: Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut, rajoni turistik verior i brendshëm, rajoni turistik i Tiranës, rajoni turistik i bregdetit të Jonit si dhe rajoni turistik jugor i brendshëm.

Sipas ministres, Shqipëria ka arritur të konsolidojë ofertën turistike , duke e shtrirë gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë territorin.

Kemi zbuluar rrugën për të pasur turizëm të shtrirë në kohë dhe në territor dhe këtë e tregojnë 4.5 milionë vizitorët e zonave të mbrojtura gjatë vitit 2024 apo 1 milion vizitorët e siteve të kulturës, falë punës së mirë që është bërë në promovimin e trashëgimisë kulturore. E tregojnë gjithashtu 270 ofertat në agroturizëm dhe kërkesa shumë e lartë për të qenë në këtë treg, ndërsa falë strategjisë së Agorturizmit, synimi është që potencialet e këtij sektori të përkthehen në 1000 njësi deri në vitin 2030”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi si sfidë kryesore të këtij sezoni turistit ishte energjia.

Një sfidë e madhe për ne la qenë energjia elektrike, ofrimi i saj në mënyrë të pandërprerë, duke patur parasysh që për një periudhë të gjatë kohe, kemi pasur konsum në nivel maksimal, ose rekorde të paprekura më parë. Një shifër që na ka vendosur në vështirësi, jo për shkak të sasive që duhej të ofronim sepse ky ka qenë një vit i mirë hidrik, por për shkak të sasive të transmetimit duke e vënë operatorin e shpërndarjes dhe transmetimit në një situatë të vështirë që u kalua me sukses”, tha Balluku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

1 hour ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

1 hour ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

1 hour ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

1 hour ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

1 hour ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

1 hour ago

This website uses cookies.