Kumbaro: Me dhjetëra bujtina të hapura në Theth, mikpresin turistë gjatë gjithë vitit

Mbi shtëpinë e vogël të gjyshit në Theth, Fatmir Berishta ka ngritur “Hotel Alpet”, për të pritur turistët vendas e të huaj.

Përveç hotelit, Fatmiri ka ndërtuar edhe Zip Line, një sport ektrem, për tërheqjen e më shumë vizitorëve, duke promovuar kështu bukuritë natyrore të kësaj zone.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizitoi Thethin, ku bashkëbisedoi me Fatmir Berishtën, lidhur me mikpritjen që ai u ofron turistëve.

“Fatmir Berishta, djali i Thethit mbi shtëpinë e vogël të gjyshit, aty ku miqtë bujtnin duke iu gëzuar mikpritjes karakteristike, me vizion, shumë guxim dhe energji të mirë ka ngritur “Hotel Alpet” për t’i ofruar turistëve nga e gjithë bota më të mirën e traditës sonë, ku çdo vizitor nuk trajtohet si thjesht si klient, por si mik. Lajmi i mirë është se Fatmiri nuk është i vetmi. Me dhjetëra bujtina kanë hapur dyert në Theth dhe funksionojnë në 365 ditët e vitit në ekonominë e mikpritjes”, theksoi Kumbaro.

“E kemi nisur me shtëpinë e gjyshit. U takova rastësisht me një familje holandeze që erdhi në Theth dhe donin të gjenin një vend për të fjetur dhe unë i ftova në shtëpinë time. Kur erdhën, babai më tha ‘mos guxo t’i marrësh lekë, se nuk kemi traditë t’u marrim lekë’. Ata ndenjën 3 netë, por kur ikën kishin edukatën të paguanin, por iu thashë ‘e bëra për mikpritje’ dhe ata na lënë diçka dhuratë”, tregon Berishta.

Berishta e kuptoi nga ajo përvojë që turizmi është diçka që ia vlen të merresh dhe të investosh.

“Në çdo bujtinë në Theth ka mikpritje, ushqim të mirë. Ne në Theth njerëzit i quajmë mysafirët tanë”, tha Berishta.

Ministrja Kumbaro e pyetur Berishtën nëse e ndjen ndryshimin e sezonit në kohëzgjatje. Ai u shpreh se “para disa vitesh fillonte në qershor e mbyllej në shtator, tani është 12 muaj sezon”.

Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar në destinacion të preferuar të turizmit alpin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

17 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

17 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

17 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

17 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

17 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

18 hours ago

This website uses cookies.