Categories: AktualitetLajme

Kumbaro në Azerbajxhan: Shqipëria pjesëmarrëse në Samitin e Klimës, shtojmë promovimin turistik në tregun azer

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Baku, zhvilloi takime me personalitete të lartë të turizmit dhe mjedisit nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe financave të gjelbra.

Azerbajxhani do të jetë vendi pritës i Samitit Botëror të Klimës COP29 këtë vit, nën temën “Financat e Gjelbra”. Në takimin me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore Mukhtar Babayev, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria po punon për të prezantuar në sekretariatin e Konventës Kontributin Kombëtar të Klimës. Gjithashtu të dy ministrat dakordësuan për mundësi bashkëpunimi në modelet e turizmit të qëndrueshëm përmes zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore.

“Shumë i vyer me takimi me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Azerbajxhan që do të presë këtë vit Samitin Botëror të Kilmës COP29 me temë “Financat e Gjelbra” e ku Shqipëria po përgatitet për prezantimin e Kontributit Kombëtar të Klimimës në sekretariatin e Konventës”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Më tej, ministrja Kumbaro u takua me Fuad Naghiyev, Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Azerbajxhanit, ku diskutuan mundësi për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit që vendosëm gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve tona.

3190 vizitorë nga Azerbajxhani kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2023, ose 130% më shumë se viti 2022, shifra që na tregojnë potencialin në tregun azer përmes prezantimit të ofertës turistike shqiptare.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

33 minutes ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

43 minutes ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

46 minutes ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

48 minutes ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

50 minutes ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

53 minutes ago

This website uses cookies.