Kumbaro në Parlament: Ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit dhe kthehen në titull ekzekutiv

Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi ndryshimet në pesë ligje ekzistuese në fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30% krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Kumbaro.

Ministrja iu referua të dhënave nga procesi i këshillimit kombëtar, ku qytetarët kërkonin në masë dërrmuese ashpërsimin e gjobave për kundravajtjet ligjore.

65% e të anketuarve në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar u shprehën qartazi për forcim të masave ndëshkuese dhe rritjen e efikasitetit të tyre. Nga përvoja e këtyre viteve, gjobat nuk kanë qenë efikase ose nuk janë zbatuar duke humbur edhe qëllimin ndëshkues, e për pasojë edhe atë edukues. Disa nga shkaqet kryesore lidhur me problemin në fjalë janë ose vakumi ligjor, ose masa administrative të pamjaftueshme. Masat që janë në ligje nuk janë në përputhje me kontekstin aktual ekonomik. Ndërhyrja e qeverisë bëhet e nevojshme për forcimin e detyrimit për mbrojtjen e mjedisit nga operatorët, subjektet ekonomike por edhe qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës, Ministrja solli në vëmendje edhe një direktivë të re të Bashkimit Europian, e cila i konsideron kundravajtjet ligjore të natyrës penale.

Këto propozime të qeverisë përputhen edhe me daljen e freskët të një direktive të re europiane, 2024-12-03 e Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian përmes së cilët u kërkohen vendeve të BE që masat administrative në kundravajtjet e mjedisit, t’u shtohen sanksione penale të qenësishme me ndëshkime domethënëse të natyrës penale. Ndryshimet që ne propozojmë nuk janë të natyrës penale, por e sjell në vëmendje për të theksuar rreshtimin e qasjes sonë me atë europiane kur bëhet fjalë për ndotjen ndaj mjedisit”, përfundoi fjalën e saj gjatë seancës plenare mbrëmjen e së enjtes ministrja Mirela Kumbaro.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

80 vajza dhe gra denoncuan dhunën këtë vit – Nisin 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

80 vajza dhe gra kanë denoncuar pranë strukturave të shërbimit social në Bashkinë Shkodër dhunën…

7 minutes ago

Miqësorja me Rumaninë, Grima fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të përballet me Rumaninë në një ndeshje miqësore më 3…

17 minutes ago

Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhiqeshin nga interesi i zgjedhësve

Presidenti Bajram Begaj ka përmbyllur procesin e konsultimeve me faktorët politikë dhe institucional në lidhje…

24 minutes ago

“Promovimi i Arsimit Profesional” – Aktiviteti u organizua nga Këshilli Vendor Rinor Shkodër.

"Promovimi i Arsimit Profesional" ishte në fokus të një aktiviteti të organizuar nga Këshilli Vendor…

32 minutes ago

Romët ndjehen të lënë në harresë – Problem vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit

Vështirësitë me të cilën përballet komuniteti rom në Shkodër janë të shumta. Mungesa e një…

54 minutes ago

Monumentet e Kulturës nevojë për ndërhyrje – Çuni: Urgjente, banesat e vjetra po shkatërrohen

Disa prej banesave më të vjetra karakteristike në qytetin e Shkodrës, të shpallura Monument Kulture, …

56 minutes ago

This website uses cookies.