Shqipëria i është bashkuar një tjetër tryeze të rëndësishme ndërkombëtare. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro bëri me dije se vendi ynë është anëtarësuar në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës (IUCN).
Ministrja u shpreh se projektligji është dërguar tashmë në Kuvend dhe pritet të miratohet brenda këtij viti.
“Ishte Vjosa nxitja ose të themi kumbara e anëtarësimit të Shqipërisë në IUCN, Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës të cilin Qeveria tani e ka miratuar e kemi dërguar në Parlament dhe brenda vitit e miratojnë si ligj, për ta ulur Shqipërinë në tavolinën më të madhe globale për natyrën, që nuk mendohej para disa vitesh”, u shpreh Ministrja.
Lajmin Kumbaro e bëri me dije në organizimin për prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës. Në garë janë kompanitë: Casanova+Hernandez Architecten, Roterdam, Hollandë; CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagën, Danimarkë; Ensamble Studio, Madrid, Spanjë.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.