Kumbaro: Shqipëria priti 9.53 milionë turistë të huaj brenda 2023-shit, u ndryshua 100% imazhi i vendit
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se Shqipëria ka pritur 9.53 milionë turistë të huaj deri në 30 nëntor të 2023-shit.
Në fjalën e saj në Kongresin e PS, Kumbaro u shpreh se ajo që ka më tepër rëndësi se sa shifra, është ndryshimi 100% i imazhit të Shqipërisë në sytë e mbarë botës.
“9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti.
Kemi shanse të kapim 10 milionshin deri në dhjetor. Nuk është kaq e rëndësishme shifra, por çfarë ka bërë turizmi si vizion I PS që në krye të herës, që kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë”, tha Kumbaro.
Ministrja u shpreh më tej se vizioni i qeverisë për të vendosur në një çati turizmin dhe mjedisin, është rast unikal në Europë, që tregon mënyrën se si PS e sheh të ardhmen.
“Po të shohim Shqipërinë e 2013 nuk e gjejmë më askund, dhe kuptojmë se nuk ka lidhje fare me Shqipërinë e 2023. PS ja nis ndryshe punëve, me vizionin që ndërton sot duke menduar për të ardhmen. Kjo mazhorancë që na ka shoqëruar në këto 10 vite të rindërtimit të Shqipërisë në 2017 vendosi të fuste në një çati turizmin dhe mjedisin, e kishte të qartë vizionin se cila do ishte e ardhmja.
Turizmi në një ekuilibër me mjedisin, rast unikal në Europë, me qëllimin për ta mbrojtur mjedisin e për ta kthyer në burim ekonomie, si motor zhvillimi.
9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti.
Kemi shanse të kapim 10 milionshin deri në dhjetor. Nuk është kaq e rëndësishme shifra, por çfarë ka bërë turizmi si vizion I PS që në krye të herës, që kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë”, tha ministrja.