Categories: LajmePolitikë

Kumbaro: Shqipëria priti 9.53 milionë turistë të huaj brenda 2023-shit, u ndryshua 100% imazhi i vendit

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se Shqipëria ka pritur 9.53 milionë turistë të huaj deri në 30 nëntor të 2023-shit.

Në fjalën e saj në Kongresin e PS, Kumbaro u shpreh se ajo që ka më tepër rëndësi se sa shifra, është ndryshimi 100% i imazhit të Shqipërisë në sytë e mbarë botës.

9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti.

Kemi shanse të kapim 10 milionshin deri në dhjetor. Nuk është kaq e rëndësishme shifra, por çfarë ka bërë turizmi si vizion I PS që në krye të herës, që kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Ministrja u shpreh më tej se vizioni i qeverisë për të vendosur në një çati turizmin dhe mjedisin, është rast unikal në Europë, që tregon mënyrën se si PS e sheh të ardhmen.

Po të shohim Shqipërinë e 2013 nuk e gjejmë më askund, dhe kuptojmë se nuk ka lidhje fare me Shqipërinë e 2023. PS ja nis ndryshe punëve, me vizionin që ndërton sot duke menduar për të ardhmen. Kjo mazhorancë që na ka shoqëruar në këto 10 vite të rindërtimit të Shqipërisë në 2017 vendosi të fuste në një çati turizmin dhe mjedisin, e kishte të qartë vizionin se cila do ishte e ardhmja.

Turizmi në një ekuilibër me mjedisin, rast unikal në Europë, me qëllimin për ta mbrojtur mjedisin e për ta kthyer në burim ekonomie, si motor zhvillimi.

9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri në 30 nëntor të këtij viti.

Kemi shanse të kapim 10 milionshin deri në dhjetor. Nuk është kaq e rëndësishme shifra, por çfarë ka bërë turizmi si vizion I PS që në krye të herës, që kemi ndryshuar 100% imazhin e Shqipërisë”, tha ministrja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

17 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

17 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

17 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

17 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

18 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

18 hours ago

This website uses cookies.