Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vizituar bregdetin e Shëngjinit në vijim të inspektimeve në bashkitë bregdetare në nisje të këtij sezoni turistik veror.
E shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ministrja Kumbaro u shpreh se edhe në këtë bashki është respektuar proporcionaliteti në parcelat publike të plazheve dhe në të njëjtën kohë Lezha ka krijuar një model për menaxhimin e mbetjeve dhe mbajtjen pastër të plazheve, por këtë vit, për shkak të rritjes së flukseve hyrëse turistike me rreth 40%, sfida parashikohet të jetë më e madhe.
“Më vjen mirë që është respektuar proporcionaliteti në parcelat publike të plazheve. Në takimet me disa operatorë hotelierë na thanë që presin 40% më shumë turistë se viti i kaluar. Të njëjtën shifër na e vërtetojnë edhe hyrjet në kufi, edhe nga fluturimet, madje më lart, në Rinas që do të thotë, në mënyrë proporcionale ky +40% na konfirmohet në të gjitha drejtimet, prandaj do ta kemi më të madhe sfidën”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Gjatë inspektimeve në bregdet minsitrja Kumbaro e ka vënë theksin tek bashkëpunimi i qytetarëve dhe sidomos i bizneseve me bashkitë për menaxhimin e mbetjeve.
Më herët, në fillim të muajit maj u amenduan ndryshimet ligjore parashikojnë rritjen deri në 30% të kundravajtjeve mjedisore dhe duke i kthyer ato në titull ekzekutiv.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.