Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Asnjë subjekt s’mund të ofrojë shërbime pa u certifikuar

Në vijim të përgatitjeve për sezonin turistik veror 2024, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u bën thirrje të gjithë operatorëve që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike, të certifikohen pranë këtij institucioni.

“Asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit janë në terren për të këshilluar dhe informuar mbi domosdoshmërinë e certifikimit të Operatorëve Turistikë Detarë për një sezon të sigurt e të kontrolluar”, njoftoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi që nga skafet, motorat e ujit, jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Certifikimi i operatorëve turistikë detarë duhet të kryhet jo vetëm në zbatim të ligjit, por mbi të gjitha për të garantuar një turizëm të sigurt dhe me standarde.

Për detaje lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, Ministria ka publikuar edhe udhëzimin përkatës: https://bitly.ws/3gSiw

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.