Kumbaro ultimatum prefektëve në prag të sezonit veror: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e sezonit veror 2024.

Kumbaro theksoi se një vit më parë pritëm 10.1 milionë vizitorë të huaj dhe për 3 muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe komunikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit.

Lidhur me bashkitë që kanë vijë bregdetare, ministrja Kumbaro u shpreh se ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve dhe gjithashtu ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit vendimi për miratimin e ndërtimit të strukturave të përkohshme të shërbimit, ose ato që quhen ndryshe beach-bar.

“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerancë”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke theksuar gjithashtu se e rëndësishme është që krehja e territorit të bëhet tani, në mënyrë që atje ku ka paligjshmëri të ndërhyhet përpara se të shtohet fluksi turistik në zonat bregdetare.

Gjatë komunikimit të saj me prefektët, Kumbaro u ndal edhe te subjektet që operojnë si operatorë turistikë detarë, të cilët nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëse nuk janë të pajisur me certifikatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

“Asnjë operator që nuk është i pajisur me certifikatën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nuk do të lejohet të kryejë këtë aktivitet. Policia e Shtetit në bashkëpunim me flotën e dedikuar të policisë kufitare do të jetë në territor gjatë gjithë kohës për t’i kontrolluar”, u shpreh Kumbaro.

Ndër të tjera, Kumbaro vuri në dukje se lufta më e madhe këtë vit do të jetë me pastërtinë dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Është detyrë e drejtpërdrejtë e bashkive. Për sa i përket bashkisë Himarë, Sarandë, Vlorë, Rrogozhinë, Kavajë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër, këtë vit do të jenë pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra” ku nga data 15 qershor deri në datën 15 shtator, Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të dublojë, do të dyfishojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar”, vijoji ministrja Kumbaro, duke theksuar se çelësi i suksesit në këtë proces është koordinimi dhe bashkëpunimi.

Porosi e veçantë e ministres Kumbaro në këtë takim me prefektët ishin edhe tabelat orientuese në hyrjet dhe rrugët e qytetit si dhe përmirësimi i sistemit të informacionit digjital që u lehtëson aksesin dhe komunikimin vizitorëve të huaj.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit preku problematikën e incidenteve që ndodhin kryesisht në zonat malore të vendit, duke kërkuar nga përfaqësuesit në takim që të shpërndajnë informacionin mbi guidat lokale të certifikuara që ofrojnë shërbimin e tyre në terren.

Në fund të takimit, Kumbaro u shpreh se problem gjatë sezonit veror mund të jenë edhe zjarret, ku përveç shërbimit zjarrfikës duhet të mobilizohen të gjithë aktorët institucionalë për t’i shkuar në ndihmë asaj bashkie që po përballet me këtë shqetësim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

10 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

10 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

10 hours ago

This website uses cookies.