Kumbulla i huazuar te Sasuolo, por ka fjalë lamtumire për Romën
Dita e fundit e merkatos së dimrit ka qenë vendimtare për transferimin e Marash Kumbullës nga Roma te Sasuolo. Mbrojtësi i kombëtares nis eksperiencën e tretë në një klub të Serie A teksa 23-vjeçari është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në gju që e mbajti jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë.
“Faleminderit për mënyrën se si më pritet dhe për emocionet që më dhuruat. E sigurt është se nuk do t’i harroj kurrë. I uroj klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm të skuadrës që ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë, i uroj fat dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.
Fjalët e mbrojtësit mund të fshehin diçka më shumë. Më shumë se sa fjalë kortezie duken si lamtumire. Në fund të sezonit nëse Kumbulla paraqitet mirë me Shqipërinë në Euro 2024, Roma duket se nuk do të jetë kundër largimit të tij për shifrën e duhur.