Categories: LajmeSportFutboll

Kumbulla stërvitet me grupin, Mourinho tregon kur rikthehet mbrojtësi kuqezi

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër FC Sheriff në Europa League, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur edhe për gjendjen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, që mungon prej kohësh në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi muaj më parë.


Mbrojtësi kuqezi është stërvitur rregullisht me grupin, por nuk është akoma gati për të zbritur në fushë, pasi akoma nuk ka arritur formën optimale. 


“A është Kumbulla gati për të luajtur? Ai ka një karakter të fortë, por nuk është gati as për të qëndruar në pankinë për ndeshjen e nesërme. Kumbulla nuk ka mundësi që të luaj nesër, por ndoshta mund t’ia dalë për të qenë i pranishëm në pankinë për ndeshjen kundër Napolit (luhet në 23 dhjetor)”, ka deklaruar Mourinho.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

7 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.