Kundër luftës në Rripin e Gazës, ushtari amerikan i vë flakën vetes jashtë ambasadës izraelite

Një ushtar amerikan i ka vënë flakën vetes para ambienteve të ambasadës izraelite në Uashington. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme (25 shkurt), ndërsa bëhet me dije se ushtari amerikan ka protestuar kundër luftës në Rripin e Gazës. Ai ka deklaruar se nuk do të jetë bashkëpunëtor i gjenocidit në Gaza, para se të ndërmerrte aktin e rëndë.
“Nuk do të jem bashkëpunëtor i gjenocidit. “Liri në Palestinë””, tha ai.
Autoritetet shëndetësore shkuan në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë, ndërsa ushtari amerikan raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Nga ana e saj, ambasada izraelite tha se asnjë anëtar i stafit të saj nuk u lëndua në incident dhe se ushtari amerikan ishte “i panjohur”.

