Kundër marrëveshjes me Italinë, Federata e të Rinjve Evropianë protestë në Shëngjin

Federata e të Rinjve Evropianë ka nisur këtë dielë protestën e cila do të organizohet për dy ditë me radhë në Shëngjin, kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke e cilësuar atë si çnjerëzore dhe të rrezikshme për të drejtat e njeriut.
Aktivistët kërkojnë tërheqjen e marrëveshjes dhe krijimin e një politike evropiane të përbashkët, që respekton dinjitetin dhe lirinë e migrantëve.
Shëngjini dhe Gjadri, për dy ditë me radhë do të kthehen në qendër protestash të organizuara nga Federata e të rinjve Evropianë, ku marrin pjesë aktivistë nga Shqipëria, por edhe Italia e vende të tjera Evropiane.
Aktivistët dhe qytetarët u mblodhën për të kundërshtuar marrëveshjen, e cila parashikon ndalimin e emigrantëve nga vendet e treta në Shqipëri përpara riatdhesimit të tyre.