Kundërshtari numër një i Vladimir Putinit merr një tjetër dënim, do vuajë edhe 1…

Kundershtari numer nje i Vladimir Putinit merr nje tjeter denim

Kundershtari numer nje i Vladimir Putinit merr nje tjeter denim

Kundërshtari numër një i Vladimir Putinit merr një tjetër dënim, do vuajë edhe 19 vite në qeli

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny ka marrë një tjetër dënim teksa do të vuajë edhe 19 vite të tjera në qeli.

Vendimi u mor ditën e sotme pas akuzave për ekstremizëm. Prokuroria kërkoi një dënim me 20 vjet burg ndërsa vetë politikani tha se priste një burg më të gjatë, një burg “stalinist”.

Vendimi i kësaj të premteje shënon dënimin e tij të pestë penal.

Të gjitha këto dënime janë parë gjerësisht si një strategji e qëllimshme nga Kremlini për ta bërë të heshtë kundërshtarin e tij më të flaktë.

Navalny doli para gjykatësit i veshur me uniformën e burgut, duke buzëqeshur dhe duke folur me një të pandehur tjetër.

Ai tashmë po vuan një dënim me nëntë vjet për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një koloni penale në lindje të Moskës.

Në vitin 2021, ai u dënua edhe me 2.5 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht. Gjyqi i fundit kundër Navalny ka qenë duke u zhvilluar me dyer të mbyllura në koloninë ku ai është i burgosur.

47-vjeçari Navalny është armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin dhe ka ekspozuar korrupsionin zyrtar dhe ka organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Navalny u arrestua në janar të vitit 2021 kur u kthye në Moskë pas shërimit në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin.

Akuzat e reja lidhen me aktivitetet e fondacionit anti-korrupsion të Navalny dhe deklaratat e bashkëpunëtorëve të tij të lartë.

Aleatët e tij thanë se akuzat kriminalizojnë në mënyrë retroaktive të gjitha aktivitetet e fondacionit që nga krijimi i tij në 2011.

Navalny ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij si të motivuara politikisht dhe ka akuzuar Kremlinin se kërkon ta mbajë atë pas hekurave përgjithmonë.

Në deklaratat e tij përmbyllëse muajin e kaluar, Navalny dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë, transmeton Al Jazeera.

“Rusia është duke u përpëlitur në një pellg me baltë ose gjak, me kocka të thyera, me një popullsi të varfër dhe të grabitur, dhe rreth saj qëndrojnë dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në luftën më budalla dhe të pakuptimtë të shekullit të 21-të,” ai tha.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.