Kupa “Agim Tafili”, etapa e dytë, shkodrani Mateo Balaj renditet në vendin e tretë

Etapa e dytë e Kupës “Agim Tafili” e zhvilluar në një terren të rënduar nga kushtet atmosferike ka pasur për destinacion pedalimin nga Shkodra në drejtim të Fishtës, më pas në Vaun e Dejës dhe rikthim në Shkodër. Një etapë kjo që është synuar të fitohet nga çiklistët e Vllaznisë, por nuk ia dolën, sepse në finish i pari ka mbërritur Henri Hysa i Teutës dhe menjëherë pas tij, Kristel Sota i Apolonisë dhe Mateo Balaj i Vllaznisë.
Krahas Mateo Balajt, figurë të mirë bënë edhe pjesëtarët e tjerë të Vllaznisë, të cilët në grup kryesojnë garën.