Kupa “Agim Tafili” etapa e parë/Paraqitje e mirë e Vllaznisë, kapiteni Bruno Kola i dyti

Kupa “Agim Tafili” 2024, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ka zhvilluar të martën etapën e parë Fushë Krujë-Shkodër, me një gjatësi prej 124 km. Një etapë kjo me shumë rivalitet ku fituesi u vendos me një duel të fortë në finish mes Bruno Kolës së Vllaznisë dhe çiklistit kosovar, Blerton Nuha, ku ky i fundit mori vendin e parë.Paraditen e së mërkurës çiklistët kanë nisur pedalimin nga Shkodra drejt Fishtës, Gomsiqes dhe më pas rikthim me finish Shkodër, ku ekipi i Vllaznisë pritet të jetë fitues i kësaj etape.