Kupa “Agim Tafili”, ndahen trofetë/ Kryebashkiaku Beci vlerëson figurën e legjendës së çiklizmit shqiptar

Me ceremoninë e organizuar në sheshin para Bashkisë Shkodër është mbyllur Kupa “Agim Tafili”, event i cili u organizua nga Bashkia Shkodër me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe Presidenti Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku, të cilët gjatë fjalës së tyre kanë vlerësuar figurën e legjendës së çiklizmit shqiptar, Agim Tafili.Në emër të familje Tafili, djali i Agim Tafilit, Alsid Tafili, ka falenderuar organizatorët për nderimin që vazhdon t’i bëhet babait të tij.Më pas ceremonia ka vijuar me ndarjen e çmimeve të Kupës “Agim Tafili” ku ekipi më i mirë i aktivitetit u shpall Vllaznia.Menjëherë pas kupës Agim Tafili, çiklistët e Vllaznisë do të jenë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar të Maqedonisë.
