Kupa e Botës 2027 për femra do të mbahet në Brazil
Kongresi i FIFA-s i mbajtur sot në Bankok ka vendosur për vendin organizator të Kupës së Botës për femra të 2027-ës.
Pas votimit të vendeve anëtare kandidatura e Brazilit mundi kandidaturën e përbashkët të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës me diferencë të madhe votash (119:78).
“Jam euforik, kam shumë emocione pasi e dinim se do të ishte e vështirë që të merrnim të drejtën e organizimit të këëtij eventi. Brazili do të organizojë Kupën e Botës më të mirë që është mbajtur deri më tani për femra”, tha presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodriguez.