Kupa e Federatës në Basketboll  / Mungojnë ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj

basket

basket

Aktiviteti i parë kombëtar për sezonin e ri në sportin e basketbollit është Kupa e Federates Shqiptare të Basketbollit për femra dhe meshkuj. Aktivitet ky që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit nga 25-29 Shtator. Ajo që të bie në sy është mungesa e dy ekipeve të Vllaznisë. Konkretisht, në garën e femrave në konkurim janë katër ekipe, Flamurtari, Teuta, Partizani dhe Tirana, ndërsa tek meshkujt, Apolonia, Partizani, Kamza, Flamurtari, Besëlidhja dhe Tiranë. Nga sa bëhet e ditur, mungesa e dy ekipeve të Vllaznisë në Kupën e Federatës vjen nga mungesa e financave të duhura për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit drejt Durrësit ku do të luhen ndeshjet në fjalë. Mesa duket, Shoqata e Basketbollit Vllaznia e ka parë më të arsyeshme që duke qënë se aktiviteti në fjalë nuk është i një rëndësie të madhe, të përqëndrohet me tepër tek proçesi stërvitor në mjediset e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” dhe ndërkohë të shikojë mundësinë për ndonjë ndeshje miqësore në fushën e tyre. Për këtë, gjithnjë nga burimet pranë shoqatës së basketbollit Vllaznia, bëhet e dikur se javën e ardhshme në Shkodër mbërrin një ekip i Superligës malazeze të basketbollit për miqësoren e parë ndaj ekipit kuqeblu. Një miqësore kjo që pritet t’i shërbejë trajnerit të Vllaznisë Damian Bekteshi për të testuar skuadrën dhe sidomos basketbollistin amerikan Craig Lamont Sabb, i cili pritet të mbërrijë mbrëmjen e së hënës në Shkodër për t’u bërë pjesë e Vllaznisë. Duke pasur parasysh elementin e pakët që ka në dispozicion, me ardhjen e këtij basketbollisti skuadra kuqeblu pritet të marrë një formë më të plotë në prag të nisjes së Kampionatit të Superligës, java e parë e të cilit pritet të startojë në dhjetëditëshin e parë të tetorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.