Kupa e Italisë/ Konseisao hedh Milanin në sulm, Inzagi e paralajmëron: Në fushë nuk zbresin precedentët!

Inzagi e paralajmëron

Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të luajnë aktin e parë të gjysëmfinaleve të Kupës së Italisë.

Ky duel do të jetë delikat për Interin pas finales së Superkupës së Italisë të humbur në Arabi përballë Milanit. Në konferencën e sotme për shtyp Simone Inzagi la të kuptohej se e kishte hedhur pas krahëve atë humbje. “Kjo është një ndeshje e re dhe ju them se në fushë nuk luajën precedentët. Secila ndeshje është një histori më vetë dhe ne do të kërkojmë që të japim maksimumin”, tha Inzagi. Kur u pyet për formacionin tekniku informoi se Lautaro Martinez nuk do të jetë në fushë ndërsa lajmëroi praninë e Barelës.

Nga ana tjetër në konferencën e tij për shtyp ishte i motivuar Serxho Konseisao edhe pse Milani i tij gjendet në pozita aspak të favorshme për të përgatitur një derbi. “Ne do të luajmë që nga minuta e parë për të fituar. Nuk do të bëjmë asnjë llogari pasi do të mundohemi që të kalojmë në finalen e Kupës së Italisë”, tha trajneri portugez i Milnait, i cili fitoi një trofe më “Djallin”.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.