Kupa e Kombeve të Afrikës, finalja është Nigeri-Bregu i Fildishtë
Akti i fundit i Kupës së Kombeve të Afrikës do të luhet të dielën në orën 21:00. Përballë do të jenë organizatorët e evenimentit, Bregu i Fildishtë, i cili në gjysmëfinale mundi Republikën Demokratike të Kongos 1-0 me një gol të Haller dhe Nigeria e Osimhen dhe Lookman që në gjysmëfinalen tjetër mundi Afrikën e Jugut 5-3 pas gjuajtjeve të penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.
Në gjuajtjen e penalltive pas kohës shtesë, portieri Nëabali priti dy goditje nga pika e bardhë dhe i dha fitoren ekipit të tij.