Të hënën do të jetë radha e Real Madridit në Kupën e Mbretit, pikërisht në fazën e 32-të kundër Minera-s. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së planifikuar, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti deklaroi: “Si ta përballojmë? Me entuziazmin e zakonshëm, është një kompeticion i rëndësishëm. Nuk është më i përshtatshmi për sezonin, por ne do të respektojmë fanellën dhe kundërshtarin”.
A mund të bëhet problem kompeticioni? “Unë mendoj se nuk do të jetë problem për sa kohë që jemi brenda në Kupë. Është problem kur largohemi, sepse Madridi përpiqet të luftojë në të gjitha garat. Problemi është nëse largohemi nga kompeticioni. Dy vite më parë shkoi shumë mirë, të luash finalen e këtij kompeticioni është shumë bukur dhe synimi është të shkojmë në finale, si gjithmonë”.
Penalltitë dhe ndryshimi i politikës: “Nuk më pëlqen që bëmë gabime. Edhe unë dua të na sqaroj këtë çështje. Do ta sqaroj para ndeshjes… mund të jetë Vini, Mbappé, Jude, Arda Güler. Është një aspekt teknik që është shumë i ndërlikuar për t’u menaxhuar. Ka gjuajtës të mirë, por ajo që ndryshon është ambienti në stadium”.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.