Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt
Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6 shkurt.
Të mërkurën, në orën 13:30, do të zhvillohen dy ndeshje; Bylis – Egnatia dhe Laçi – Partizani. Po në të njëjtën ditë, në orën 17:00, do të luhet takimi AF Elbasani – Vllaznia.
Të enjten është programuar vetëm një takim, Dinamo City – Skënderbeu, i cili do të luhet në orën 17:00.
Kupa e Shqipërisë:
Bylis – Egnatia 05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani 05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia 05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu 06.02.2025 17:00