Kupa e Shqipërisë: Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Dinamo sfidat gjysmëfinale

Është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025. Skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.
Goglat kanë dhuruar përballje interesante. Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndërsa fituesja në fuqi e turneut Egnatia do të sfidojë Partizanin për një vend në finalen e madhe.
Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.
Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Vllaznia- Dinamo City (2 prill)/ Dinamo City – Vllaznia (23 prill)
Egnatia – Partizani (2 prill )/ Partizani – Egnatia (23 prill)