Categories: LajmeSport

Kupa e Shqipërisë: Erzeni mposht Vllazninë, Egnatia fiton në Laç

Sapo kanë përfunduar 2 takimet e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Erzeni ka fituar 2-1 përballë Vllaznisë në Rrogozhinë, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër të turneut.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndonëse nuk kanë munguar rastet për shënim në të dyja kampet. Shijakasit kalojnë në avantazh në fraksionin e dytë të lojës, falë golit të shënuar nga Asani. Shkodranët barazojnë shifrat me Smajlin në minutat e fundit të takimit, por Erzeni reagon dhe arrin të gjejë sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe me Kacbufin.

Erzeni merr një fitore të çmuar dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales, por duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit në Shkodër për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të vazhdojë më tej rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia ka arritur të fitojë 1-0 në transfertë përballë Laçit, falë një goli të shënuar nga Aleksi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të të takimit. Sfida ka qenë e ekulibruar dhe ka qenë ky episod në kohën shtesë, që ka vulosur fatin e takimit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 2 javësh në Rrogozhinë, por pas këtij suksesi Egnatia ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Drejtësia po vjen” / BE afër krijimit të gjykatës speciale për krimet e Rusisë

Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka hedhur bazat ligjore për…

8 hours ago

Agresiviteti tek adoleshentët – Adoleshenca moment delikat në rrugëtimin e rritjes së fëmijëve

Adoleshenca është mosha kryesore e formimit të personalitetit, është një fazë e zhvillimit fizik dhe…

8 hours ago

Agresiviteti tek adoleshentët – Adoleshenca moment delikat në rrugëtimin e rritjes së fëmijëve

Adoleshenca është mosha kryesore e formimit të personalitetit, është një fazë e zhvillimit fizik dhe…

8 hours ago

Inzagi ka dyshime tek Çalhanoglu, Asllani titular në Firence

Paraqitja e Hakan Çalhanoglu në derbin e Milanos nuk ka bindur Simone Inzagin. Mesfushori turk…

8 hours ago

Moratoriumi i gjuetisë drejt fundit, Mustafa: Kemi ankesa për projektligjin e ri, gjuetia do nisë në gusht

Projektligjit të ri për gjuetinë i cili do t’i japë fund moratoriumit 10- vjeçar si…

8 hours ago

Lacio në emergjencë mbrojtësish krahu, Hysaj rrezikon stop të gjatë

Shkalla e dëmtimit e Elseid Hysajt mund të jetë më e rëndë ç’mendohej. Më shumë…

9 hours ago

This website uses cookies.