Kupa e Shqipërisë futboll femra / Vllaznia fiton duelin e parë çerekfinal, mund Gramshin 2-0

vllaznia femra gramshi

vllaznia femra gramshi

Futbolli i femrave ka luajtur takimet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në edicionin e 15-të të këtij kompeticioni garojnë tetë skuadra, mes të cilave edhe Vllaznia, fituese e trofeut përkatës në fuqi. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, u ballafaqua në këtë tur me ekipin e Gramshit, ku ndeshja e parë luajt në stadiumin “Reshit Rusi” dhe u mbyll me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 2 me 0.  Golat për ekipin kuqeblu u shënuan nga Maria Bashka dhe Ezmeralda Franja, përkatësisht në minutat 11-të dhe 22-të. Gola këto që qëndruan në fuqi deri në fund të krejt takimit.

Në vijim, trajneri Leka, flet edhe për situatën në skuadër pas vendimeve të komisionit të disiplinës ku pati ndëshkime në kampin kuqeblu për incidentin e ndodhur në ndeshjen, Tirana-Vllaznia.

Krahas Vllaznisë, në tre takimet e tjera çerekfinale, fitues dolën edhe Partizani, Apolonia, Tirana, të cilët mundën respektivisht, Kinostudion, Laçin dhe     Lushnjën.  Ndeshjet e kthimit do të luhen të dielën më datë 21 janar, nga ku do të përcaktohen edhe 4 ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.