Categories: LajmeSport

Kupa e Shqipërisë në atletikë, Vllaznia për meshkuj dhe Tirana për femra, fituese të trofeut

Aktiviteti i radhës për Federatën Shqiptare të Atletikës ka qënë Kupa e Shqipërisë, e cila është organizuar në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të Shqipërisë, mes të cilave edhe Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga katërshja e njohur e trajnerëve, Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj. Në konkurimin individual, figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë Endri Rakaj, fitues i dy vendeve të parë, fillimsiht në garën e vrapimit 100 metër dhe më pas në Kërcim së gjati. Krahas dy vendeve të para në garat e tij të preferuara, Endri Rakaj që stërvitet nga trajneri i tij Dorjan Tafa, është shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit duke u nderuar me një kupë personale. Krahas Rakajt, kanë spikatur edhe Durjon Idrizaj, fitues i vendit të parë në garën e vrapimit 110metër me pengesa, për të vijuar me Sidrit Koplikun fitues i vendit të parë në vrapimin 400 me pengesa. Po kështu, rezultate shumë të mira kanë regjistruar edhe Kolindo Kiri duke u renditur i pari në garën e kërcimit tre hapsh, si dhe Glenis Haxhiaj, i pari në garën e kërcimit së larti. Në bazë të rezultateve individuale, Vllaznia ka qënë ekipi më i mirë në klasifikimin ekipin duke merituar Kupën e Shqipërisë për të 28-tën herë ku vlen për tu theksuar se 16 trofetë e fundit janë fituar radhazi për ekipin kuqeblu. Në konkurimin e femrave, nga ekipi i Vllaznisë, paraqitjen më të mirë e ka bërë  Erisa Rrasa, fituese e vendit të parë në garën e saj të preferuar, Kërcim Tre Hapsh me distancën 12 metër. Ndërsa, në konkurimin ekipor për femra, Kupën e Shqipërisë e ka fituar Tirana.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

1 hour ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

3 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

3 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.