Kupa e Shqipërisë në basketboll / Vllaznia e meshkujve, mundet nga Besëlidhja dhe eleminohet nga Kupa

Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj luajti mbrëmjen e së premtes dy ballafaqimet gjysmëfinale, Besëlidhja-Vllaznia dhe Tirana-Kamza. Sfidat në fjalë, të cilat që të dyja u luajtën në sallën sportive “Farie Hoti” të kryteqytetit, kishin për qëllim përcaktimin e dy skuadrave finalistE. Ballafaqimi i parë ishte ai në mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë. Edhe pse skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi në çerekfinake dhuroi spektakël duke mundur në kohën shtesë Teutën e Durrësit, në duelin gjysëmfinal e kishte të vështirë të përballonte potencialin e skuadrës lezhjane, e cila e drejtuar nga shkodrani Afrim Bilali, prej dy-tre sezonesh është lidër i basketbollit shqiptar. Besëlidhja, në gjirin e së cilës luan edhe basketbollsiti shkodran Robert Shestani,  ka vendosur diktatin që në dy 10-minutëshat e parë, duke e fituar të parin me 10 pikë epërsi, 27-17, dhe të dytin 29-22, dhe duke shkuar kështu në pushimin midis dy gjysmave në avantazhin e thellë, me shifrat 56-39. Në pjesën e dytë, ka një reagim për mirë nga Vllaznia, e cila arrin të fitoj periodën e tretë me një pikë epërsi 25-24, por lezhjanët i kthejnë reston, duke fituar pëeriodën e katërt dhe të fundit 26-25 dhe duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 106-89. Në këtë mënyrë, Besëlidhja kualifikohet për në finale, aty ku do të përballet me Tiranën, e cila, nga ana e saj ka eleminuar Kamza Basket duke e mundur me rezultat të thellë 106 me 66. Nga ana tjetër, e eleminuar nga Kupa e Shqipërsisë është edhe ekipi i Vllaznisë në basketboll femra, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj është mundur më herët, pasditen e së enjtes, në turin gjysëmfinal nga Flamurtari me rezultatin 74 me 57.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.